English

Basha: Dhuna nuk është rruga e duhur, zëri i qytetarëve përmes ligjit

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- Kandidati i maxhorancës për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha deklaroi se numërimi i votave nuk ka përfunduar ende, prandaj edhe fituesi nuk është shpallur.

Vetëm pak më parë ai shprehu para mediave falënderim për të gjithë numëruesit, vëzhguesit, policinë dhe përfaqësinë ndërkombëtare dhe për deklaratat e tyre dhe maturinë e treguar gjatë procesit post-zgjedhor.

Më tej ai u shpreh optimist për rezultatin duke thënë se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po funksionon si komision zonal i Tiranës dhe se askush nuk duhet deklaruar fitues pa mbaruar procesi, pasi tha ai ashtu sikurse deklaruan ndërkombëtarët ky proces duhet të vazhdojë dhe vazhdon brenda kuadrit ligjor.

“Dhuna nuk është rruga e duhur, kjo garë është shumë e ngushtë dhe veçanërisht pse është kaq e ngushtë duhet ti përmbahemi ligjit. Bllokimi i rrugëve apo protestat para KQZ nuk ndihmojnë procesin, pasi ky proces është më se demokratik, sepse edhe votat e kontestuara janë numëruar nga të dyja palët si nga komisionarët socialistë edhe nga ata demokratë. Unë mbeten i vendosur që nëpërmjet institucioneve ligjore të mbizotërojë dhe të dëgjohet zëri i qytetarëve”, deklaroi Basha.

a.y/NOA

KOMENTE