Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bogdani: Gjuha kërcënuese dhe e dhunës nga Rama, vetëm për të ndaluar numërimin
English

Bogdani: Gjuha kërcënuese dhe e dhunës nga Rama, vetëm për të ndaluar numërimin

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- Deputeti demokrat Gerti Bogdani nëpërmjet një deklarate nga selia blu theksoi se kryesocialisti Edi Rama është i frikësuar nga rezultati përfundimtar.

Sipas tij, Rama pikërisht prej kësaj frike po përpiqet të vjedhë votat e panumëruara

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke vepruar si KZAZ e Tiranës po numëron vota të panumëruara, votat po shqyrtohen në mënyrë të hapur dhe transparente para kamerave dhe nën sytë e qytetarëve, pasi numërimi i tyre po bëhet drejtpërdrejt. Rama nuk do të dëgjohen zërat e qytetarëve, se për çfarë arsye tjetër do bllokonte rrugët në Shqipëri dhe do bllokonte KQZ, dhe numërimin e votave në KZAZ 49 në njësinë nr. 5, vetëm për të ndaluar numërimin e votave”, deklaroi Bogdani.

Më tej deputeti demokrat theksoi se Rama po përdor gjuhë kërcënuese dhe të dhunës, vetëm për të ndaluar numërimin e votave, sepse tha ai, Edi Rama nuk dëshiron që çdo votë të numërohet.

a.y/NOA

KOMENTE