Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia, Bullgaria e Sllovenia: Liderët politikë të vetëpërmbahen në deklarata e veprime
English

Greqia, Bullgaria e Sllovenia: Liderët politikë të vetëpërmbahen në deklarata e veprime

E premte, 20 maj 2011, NOA- Tre ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Greqisë dhe Sllovenisë, në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur shqetësimin për situatën që po ndodh në Shqipëri pas zgjedhjeve.

Në deklaratë thuhet se, këto zgjedhje shihen si një test i aftësisë të Shqipërisë për të arritur standardet e larta demokratike që janë një pjesë e patjetërsueshme e perspektivës të saj europiane.

“Rezultati i ngushtë në Tiranë, klima e polarizuar, mungesa e besimit mes qeverisë dhe partive opozitare do të thotë që të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekjet e nevojshme për të sheshuar divergjencat në frymën e dialogut dhe dakordësisë. Prioriteti parësor duhet të jetë ruajtja e ligjshmërisë dhe besueshmërisë së procesit të numërimit të votave. Autoritetet duhet të garantojnë që rezultatet zyrtare të publikohen sa më shpejt që të jetë e

mundur dhe që të gjitha ankimimet të adresohen në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e ligjit dhe standardeve ndërkombëtare”, shprehen tre ministrat.

Në vijim krerët e diplomacisë Greke, Bullgare dhe Sllovene u bën thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen procesit demokratik dhe zhvillimit paqësor të zgjedhjeve.

Deklarata vijon me apelin për rivendosjen urgjente të dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës, për funksionimin normal të demokracisë në vend dhe me thirrjen ndaj gjithë liderëve politik që të tregojnë vetëpërmbajtje qoftë në deklaratat, qoftë në veprimet e tyre.

Sipas tyre, shmangia e dhunës dhe dhënia e kontributit për normalizimin e situatës është përgjegjësia primare e liderëve të politikës.

a.y/NOA

KOMENTE