Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ nis mbledhjen, Basha 125 vota, Rama 53
English

KQZ nis mbledhjen, Basha 125 vota, Rama 53

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- Pas ndërprerjes prej afro dy orësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar sërish punën për shqyrtimin e fletëve të gjetura në kutitë e gabuara për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Deri më tani janë hapur 75 kuti votimi, ku për kandidatin Lulzim Basha janë vlerësuar 125 vota ndërsa 53 të tilla për kandidatin e opozitës Edi Rama.

Nga ana e socialistëve vijon kontestimi për këto rezultate, pasi sipas tyre po deformohet vullneti i qytetarëve.

Sakaq gjatë ditës së sotme nga ana e Partis Socialiste u depozitua edhe një padi në Kolegjin Zgjedhor kundrejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për mos shpalljen e rezultatit për garën e Tiranës.

Lidhur me këto fleta të kontestuara dhe me mosshpalljen e rezultatit preh disa ditësh ky komision qëndron i rrethuar nga forca të shumta policore të cilat ruajnë institucionin, pas tentativave të deputetëve socialist dhe militantëve të saj për të hyrë brenda tij.

a.y/NOA

KOMENTE