Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nga seanca e sotme për vrasjen e 3 vëllezërve Bytyçi
English

Nga seanca e sotme për vrasjen e 3 vëllezërve Bytyçi

Prishtinë, 20 maj 2011 - Rigjykimi i dy policëve serbë, të akuzuar për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi në vitin 1999 është shtyrë deri më 6 korrik.

Të dy policët qenë liruar si të pafajshëm nga një gjykatë serbe për krime lufte në vitin 2009 për rolin e tyre në vrasjen e nënshtetasve amerikanë me origjinë nga Kosova, në korrik të 1999-ës.

Prokurorët kanë apeluar vendimin dhe Gjykata Supreme ka urdhëruar rigjykimin.

Megjithatë, siç njoftojnë mediat serbe, sot kur është dashur të rinisë gjykimi, gjykatësit e kanë shtyrë rastin, për shkak se nuk janë paraqitur avokatët, raporton RFE.

Policët Sreten Popoviq dhe Milosh Stojanoviq akuzohen se kanë marrë vëllezërit Yili, Mehmet dhe Agron Bytyqi nga burgu në Prokuplje dhe ua kanë dorëzuar policëve tjerë, të cilët më pastaj i kanë vrarë. Identiteti i vrasësve asnjëherë nuk ka dalë në sipërfaqe. Të tre vëllëzërit thuhet se po vizitonin nënën e tyre, në kohën kur janë arrestuar nga policia serbe në Merdare.

KOMENTE