English

Numërohen fletët e kontestuara në dy kuti, Basha 49 vota para

Tiranë, 20 maj, NOA – Numërimi i dy kutive të votimit nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka thelluar edhe me 10 vota më tepër avantazhin e kandidatit të mazhorancës, Lulzim Basha. Në total, nga rinumërimi i votave në KQZ, kandidati Basha ka 91 vota, ndërsa Rama ka 32 vota. Duke përfshirë dhe 10 votat me të cilat Rama ka qenë në avantazh në numërimin në njësinë pesë, rezulton se kandidati Basha është para me 49 vota në rezultatin e përgjithshëm.

a.k.NOA

KOMENTE