Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 20 maj 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 20 maj 2011

Tiranë, 20 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 20 Maj 2011.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin kryesor, “Kanë futur duart”, i cili flet për mundësinë e manipulimit të kutive të votimit që po numërohet në KQZ. Disa tituj të tjerë janë; “Revolta, bllokohen rrugët në 6 qytete”, “Barroso anulon vizitën në Tiranë”.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “KQZ hap edhe 31 kuti, Basha shkon edhe 39 vota para, PS: Ristani është i droguar”, i cili pasqyron gjithë zhvillimet e djeshme. “Militantët e PS bllokojnë 6 orë rrugët nacionale, plagosen 5 policë nga përplasja para KQZ”, “Topi; Të kthehet normaliteti demokratik me rrugë ligjore”.

" Gazeta Shqiptare" ka si argument kryesor; “Tirana shkon në gjykatë. Policia rreh demonstruesit, Rama në mesnatë në spital”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në KQZ dhe aksionet politike. Disa tituj të tjerë të gazetës janë “Deklarata e Paro Laçit: Do të flas dhe do bëjë vetëgjyqësi”, “Këshilltarët e PS në Shkodër, më pak në në 2007”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin, “Berisha-Rama, konflikti pa kthim”, i cili u referohet deklaratave të djeshme të dy drejtuese politikë. Disa tituj të tjerë janë; “Protesta paralizon vendin kaosi shtohet”, “Ngjela, Presidentit: Të arrestohen larot e KQZ”, “Ankthi i një krize të re, Shqipëria në udhëkryq”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin; “Tirana, Basha 39 vota para”, i cili flet për rezultatin e dalë dje nga numërimi i votave në KQZ. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë’ “Policia: Militantët e PS me precedent kriminal, mbajnë të rrethuar KQZ”, “Edhe presidenti Topi ngatërroi kutinë e votimit”, “LSI: PS veprime terroriste”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE