Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përshkallëzohen protestat e PS në rrethe, bllokohen akset rrugore
English

Përshkallëzohen protestat e PS në rrethe, bllokohen akset rrugore

E premte, 20 maj 2011, NOA-(Update) Protesta e Partisë Socialiste e nisur në 9 qytete të vendit, është përshkallëzuar më tej duke bllokuar akset nacionale, për të penguar kështu edhe lëvizjen e automjeteve.

Gjirokastra, Elbasani, Vlora, Saranda, Fushë Kruja, Korça, Fieri dhe Durrësi janë qytetet që prej afro 1 ore janë përfshirë nga marshimet kundër qeverisë dhe numërimit të fletëve të kontestuara për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë.

Aktualisht në Berat është bllokuar aksi rrugor i Urës Vajgurore, protestuesit e Fushë-Krujës kanë bllokuar rrugën lidhëse me Shkodrën, protestuesit Korçar kanë bllokuar rrugën Pogradec– Prrenjas, dhe ata të Elbasanit aksin lidhës me Librazhdin dhe protestuesit e Gjirokastrës aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Në krye të tyre udhëheqin turmën e militantëve socialistë, deputetët e zonave përkatëse dhe kryetarët e partive të rrethit.

E gjithë kjo valë protestash bëhet për anulimin e vendimeve të marra nga KQZ për numërimin e votave të hedhura në kutinë gabuar, për garën për kryetar bashkie në Tiranë, pasi sipas tyre, vendimet e këtij komisioni po shtrembërojnë rezultatin.

a.y/NOA

KOMENTE