English

Presidenti reagon për votën e tij më 8 maj

Tiranë, 20 maj 2011 NOA - Presidenti i Republikës nxori sonte këshilltaren e tij për mediat Mimoza Koçiu që të publikojë një deklaratë në emër të tij, ku as pohonte dhe as mohonte nëse ka votuar për Edi Ramën, ndërsa hidhte akuza të forta ndaj mazhorancës.

Koçiu tha se Presidenti hedh poshtë spekulimet lidhur me votën e fshehtë të hedhur më 8 maj.

Ajo shtoi se Presidenti e ka ushtruar të drejtën e tij si çdo qytetar me bindjen se vota është e fshehtë.

Kurse shtoi: “Çdo qytetar i interesuar ka pasur rastin të shohë publikisht votimin e Presidentit”, - duke theksuar se ishte votim i rregullt”.

Ky publikim për kryetarin e shtetit është një mënyrë politike për të larguar vëmendjen nga situata aktuale e vonesës së shpalljes së rezultatit.

Koçiu në përfundim tha se Presidenti refuzon të përfshihet në lojërat politike dhe në cilësinë e kryetarit të shtetit bën thirrje që situata e krijuar të gjejë sa më shpejt zhbllokim.

e.t/NOA

Vijon me deklaratën e plotë të zbardhur

KOMENTE