Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fitues pa zërat e qytetarëve
English

Fitues pa zërat e qytetarëve

Nga Lulzim Basha

Dëshiroj të falenderoj edhe një herë të gjithë qytetarët e Tiranës që zgjodhën të marrin pjese në këtë proces demokratik dhe të thonë fjalën e tyre.

Gjithashtu dëshiroj të falenderoj numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në mirë-funksionimin e demokracisë në vendin tonë, si dhe komunitetin ndërkombëtar, Trojkën e Ambasadorëve dhe Misionin e ODHIR-it për angazhimin e tyre gjatë gjithë këtij procesi.

Në mënyrë të veçantë dëshiroj të falenderoj për deklaratat e tyre, Znj. Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e BE për Punët e Jashtme, dhe Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Phillip Gordon. Së fundi, dëshiroj të falenderoj policinë për profesionalizmin dhe maturinë që vazhdon të tregojë ndërsa ky proces përparon.

Padyshim, ndihem optimist nga rezultatet ndërsa KQZ-se duke vepruar si KZAZ për Tiranën vazhdon shqyrtimin e votave te panumëruara të vendosura në kutitë për funksione të tjera. Por, askush nuk duhet të deklarohet fitues derisa zërat e të gjithë qytetarëve të jenë dëgjuar, dhe procesi normal ligjor të ketë përfunduar. Që në fillim të procesit të numërimit unë kam thënë se çdo votë duhet të numërohet dhe zërat e të gjithë qytetarëve duhet të dëgjohen, dhe vazhdoj të mbetem i vendosur për këtë.

Ashtu sikurse shumë qytetarë të tjerë në Tiranë dhe Shqipëri, unë jam në pritje të rezultatit përfundimtar të garës për Kryebashkiakun e Tiranës. Por vazhdoj të pres me durim derisa procesi të ketë përfunduar dhe zërat e të gjithë qytetarëve të jenë dëgjuar. Sikundër kanë deklaruar Përfaqësuesja e Lartë Ashton dhe Ndihmës-Sekretari Gordon, ky proces vazhdon dhe duhet të vazhdojë në një mënyrë të qetë dhe konstruktive në kuadër të institucioneve ekzistuese dhe kornizës ekzistuese ligjore dhe citoj “dhuna dhe retorika që kërcënon me dhunë apo nënkupton dhunë, nuk është e rruga e duhur”.

Kjo garë është shumë e ngushtë, dhe veçanërisht sepse është kaq e ngushtë, duhet ti përmbahemi ligjit, dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet duhet të perdorim institucionet zgjedhore. Bllokimi i rrugëve, konfliktet me policinë, apo protestat e dhunshme para KQZ-së nuk ndihmojnë në ecjen para të këtij procesi.

Ky proces është më transparent se kurrë, dhe unë kam besim të plotë se do të vazhdojë të jetë kështu deri në përmbyllje të tij. Votat e hedhura në kutitë për funksionet e tjera janë administruar nga komisionerët e të dyja palëve, dhe janë hapur, vlerësuar dhe numëruar drejtpërdrejt në televizion para syve të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe të mbarë botës.

Pasi të jetë numëruar çdo votë dhe zëri i çdo qytetari të jetë dëgjuar, procesi normal ligjor do të vazhdojë. Dhe unë mbetem i vendosur që të angazhohem nëpërmjet institucioneve ligjore për të garantuar që zërat e këtyre qytetarëve të dëgjohen dhe të mos shuhen, dhe që qetësia dhe sundimi i ligjit të mbizotërojnë përgjatë gjithë procesit.

KOMENTE
  • esti12:20 - 21 Maj 2011
    Eshte deklaruar vota per ty Luli,te thane jo,nuk e kuptoi se c'fare pret ende...Corba e pushteti vertete eshte e shijeshme,por duhet te provosh dhe hallven e popullit.