Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis mbledhja e KQZ, shqyrtohen ankimimet, shtyhen fletët e kontestuara
English

Nis mbledhja e KQZ, shqyrtohen ankimimet, shtyhen fletët e kontestuara

Tiranë, 21 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak minuta më parë ka nisur mbledhjen e radhës së tij, këtë herë jo për të shqyrtuar fletët e gjetura në kutitë e gabuara, por për të shqyrtuar ankimimet e partive politike.

Mësohet se kapërcimi i këtij numërimi bëhet për faktin se në këtë komision nuk kanë mbërritur kutitë e tjera të kontestuara.

Sakaq deri në numërimin e mbrëmjes së djeshme që shkoi në 89 kuti të hapura, rezultoi se kandidati i maxhorancës Lulzim Basha mori 150 vota dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Edi Rama mori 63 vota.

Ndërkaq jashtë ambientit të këtij komisioni deputetët dhe simpatizantët kanë nisur fjalimet kundër KQZ-së dhe tjetërsimit të rezultateve, duke hedhur edhe një lumë akuzash edhe ndaj kreut të këtij komisioni Arben Ristani si dhe ndaj Qeverisë duke deklaruar se nuk do të lejohet vjedhja e votës.

a.y/NOA

KOMENTE