English

Nis takimi i ambasadorëve me Presidentin

Tiranë, 21 maj 2011, NOA- (Update) Takimi i paralajmëruar mes Presidentit të vendit Bamir Topi dhe ambasadorëve Arvizu, Sequi dhe Wollfarth sapo ka nisur pas mbërritjes së tyre në Presidencë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvisu, ai i Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe kreu i misionit të OSBE-ODHIR në vendin tonë Eugen Wollfarth, janë ndalur në Presidencë paraditen e sotme për të këshilluar dhe këmbyer mendimet lidhur me situatën paszgjedhore në të cilën është futur vendi.

Në vijimësi tre diplomatët kanë apeluar që të ruhet qetësia gjatë shpalljes së rezultati si dhe të sigurohet pavarësia e institucioneve, kryesisht atyre zgjedhore.

E njëjta gjë është bërë edhe nga Presidenti Topi, në daljet e tij për mediat, ku është theksuar se gjuha e dhunës dhe e revoltës, nuk e ndihmon ecurinë e vendit.

Sakaq ndonëse nuk është komunikuar zyrtarisht mendohet se edhe takimi mes tyre do të përqendrohet pikërisht në situatën paszgjedhore si dhe në mundësinë e kapërcimit të këtij momenti.

a.y/NOA

KOMENTE