English

Berisha-Polakëve: Turizmi një ndër degët kryesore të ekonomisë

Tiranë, 22 maj 2011, NOA- Kryeministri Berisha mesditën e sotme priti në një takim një grup prej 22 operatorësh turistikë polakë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të njohur potencialet turistike të vendit.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha theksoi se turizmi është kthyer jo vetëm një nga degët kryesore të ekonomisë, por dhe një mundësi njohjeje e potencialeve të vendit tonë në vendet Europiane dhe më gjerë.

Më tej ai e vuri theksin tek investimet që janë bërë në infrastrukturë ku tha ai janë ndërtuar 8 mijë kilometra rrugë dhe 14 impiante të pastrimit të ujërave të zeza.

Sakaq ai vlerësoi punën e bërë në zhvillimin e shpejtë të turizmit, i cili nga rreth 300 mijë që ishte në vitin 2004 ka shkuar në rreth 3.5 milion në vitin 2010, por edhe interesimin e investitorëve të huaj për të zhvilluar projekte konkrete turistike në zonat bregdetare .

Ndër të tjera Kryeministri Berisha vuri theksin në rëndësinë potenciale për zhvillimin e turizmit në zonat malore si në Theth, Valbonë, Kelmend, Prespë, Voskopojë, Dardhë etj, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për mbështetje ndaj çdo projekti të investitorëve të huaj potencialë me qëllim shndërrimin e projekteve të tyre në sukses.

a.y/NOA

KOMENTE