Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ: Opozita: Kutitë nuk dihet nga vijnë. Maxhoranca: Po vononi rezultatet
English

KQZ: Opozita: Kutitë nuk dihet nga vijnë. Maxhoranca: Po vononi rezultatet

Tiranë, 22 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vijim të punës së tij, po debaton mbi hapjen e fletëve të votimit të kontestuara.

Tashmë votat e kontestuara, të hedhura në kutinë e gabuar i përkasin njësisë bashkiake numër 5, të cilat kapin numrin 30 të kutive me fletët e votimit.

Deri në këto momente janë shqyrtuar 104 kuti votimi të numëruara nga ku kandidati i maxhorancës Lulzim Basha arritur të marrë 164 vota ndërsa për kandidatin e opozitës Edi Rama janë vlerësuar si të vlefshme 74 vota.

Sakaq aktualisht po debatohet mes komisionerëve të të dyja palëve ku nënkryetarja e këtij komisioni Dëshira Subashi, u kërkoi kolegëve të saj që të jepet koha e duhur për njohjen e materialit lidhur me këto kuti, ku theksoi ajo se kutitë po shtohen përditë dhe nuk dihet se nga dalin.

Kjo deklaratë u kundërshtua si nga ana e kryetarit të KQZ-së Arben Ristani edhe nga komisionerët e tjerë, të cilët i konsideruan deklaratat e Subashit si të qëllimshme për vonimin e nxjerrjes së rezultatit.

Nga momenti në moment pritet edhe fillimi i hapjes së 30 kutive të votimit, nga ku do të shqyrtohen votat e cilësuara si të pavlefshme, për t’iu bashkangjitur atyre të tjera të dala më parë nga KZAZ-ja 49 e minibashkisë nr.5

a.y/NOA

KOMENTE
  • Elton 15:53 - 22 Maj 2011
    mund te vej cdo person dhe te hedhi ne kuti sa vota te doje no qofte se komisioni e lejon kete pd do te kete te gjitha votat me manipulimet e tyre,sali berisha duhet te jete i sinqert perpara popullit shqipetar nuk mund ta marri me arme pushtetin se na kthen prap ne monizem ,ai ka marre shume nga ajo edukate dhe di mire te genjeje dhe te mashtroje ju lutem ne emrin tim dhe ne emrin e te gjithe njerzve shokeve miqeve te mi lulezim basha duhet te largohet ne peas mos e shkaterroni me kete popull te vuajtur qe vuan per te drejt