Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Barroso nuk vinte për pushime, situata jo e zakonshme
English

Kryeministri: Barroso nuk vinte për pushime, situata jo e zakonshme

Tiranë, 22 maj 2011, NOA- (Uodate) Kryeministri Berisha duke vijuar deklaratën e tij mbi turizmin deklaroi se, numri në rritje i pushuesve ka ardhur falë shërbimit të shkëlqyer të shqiptarëve.

Ai tha se, ushqim i mirë i çdo familje, kontributi i tyre si qytetar dhe ai i autoriteteve vendore për paraqitjen e një ambienti të pastër, duke bërë thirrje që ta mbajnë pastërtinë njëlloj si e mbajmë në shtëpitë e tyre.

Kreu i qeverisë e cilësoi si një rast fatlum, pasja e fluksit më të madh të turizmit por dhe për të krijuar përshtypjet më pozitive se kurrë më parë, të politikës, mjedisit, ujërave të pasurisë kulturore dhe gjithë të mirave të vendit.

Berisha theksoi se, infrastruktura ka ecur, duke thënë se do instalohen impiante për pastrimin e ujërave të zeza, për ruajtjen e pastërtisë, por deklaroi ai asgjë nuk mund të zëvendësohet me kujdesin e qytetarit.

Më tej ai preferoi ti evitonte çështjet lidhur me situatën politike duke thënë se dëshiron të ndalet vetëm te turizmi.

Sakaq për këto çështje ai u shpreh se, “Mirënjohje për 2 femrat dhe 5 meshkujt anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, stafin e tij, për përfaqësuesit e forcave politike të cilët po punojnë me përkushtim të madh dhe në kushte të vështira. Mirënjohje të veçantë edhe për efektivët e policisë”.

Lidhur me anulimin e vizitës së Presidentit ët Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, Berisha tha se presidenti i KE-së nuk vinte në pushime private por vinte në mënyrë zyrtare dhe kjo vizitë ka rregulla të tjera, duke theksuar se situata në vend nuk është e zakonshme përderisa në KQZ diskutohet përmes tensionit.

a.y/NOA

KOMENTE