English

Mbështetësit e opozitës mblidhen para KQZ

Tiranë, 22 maj, NOA – Qindra mbështetës të Partisë Socialiste janë mbledhur para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në ditën e pestë të protestës, pritet një pjesëmarrje më e madhe e mbështetësve të opozitës. Raportohet se gjatë mëngjesit të sotëm janë nisur me dhjetëra autobusë nga Vlora, Fieri, Berati dhe Korça.

Pas grumbullimit të mbështetësve të opozitës, në protestë pritet të mbërrijnë dhe deputetët e Partisë Socialiste. Dy ditët e fundit nuk ka pasur incidente mes mbështetësve të PS dhe forcave të rendit.

Protesta e PS pritet të nis rreth orës 10:30.

KOMENTE