Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
750.000 bunkerë në Shqipëri, si po kthehen në hotele
English

750.000 bunkerë në Shqipëri, si po kthehen në hotele

Tiranë, 23 maj, NOA – Janë mëse 750.000 bunkerë të braktisur në Shqipëri, gjatë gjithë territorit të saj, të cilët mund të përdoren për qëllime banimi, turistike etj.

Një fakt i tillë është pohuar në një artikull të posaçëm të “Corriere della Sera”, sipas të cilës, gjatë 4 dekadave të drejtimit të vendit, ish-diktatori Enver Hoxha ka investuar në ndërtimin e qindra mijëra bunkerëve.

“Këta bunkerë, depërtuan edhe në mendjet e njerëzve, duke ngritur pyetje, frikëra, paranoja”, citon artikulli.

Duke shtuar se përtej procedurave thelbësore për investimet e tij, shoku Hoxha ishte në gjendje që të fuste në mendjet e shqiptarëve, ksenofobinë, duke u zënë mendjen e tyre për 40 vjet me radhë, me idenë për të mbrojtur shtetin nga armiqtë e imagjinuar, të gatshëm për të sulmuar nga të gjitha anët.

Në këtë mënyrë, Shqipëria është bërë një nga vendet më të izoluara në botë.

“Në një rrip të gjatë të plazhit me rreth 450 metra të gjerë dhe 80 metra nga vija te bregu, ka pesë bunkerë, të gjithë në gjendje të shkëlqyer.

Brenda bunkerit ju do të gjeni të gjitha objektet e nevojshme, si dushe, furnizim ushqimi dhe madje internet. Përveç kësaj, edhe selinë e një funksioni të dytë, si biblioteka, në të cilin të ftuarit mund të mësojnë historinë e bunkerit dhe të kaluarën komuniste të Shqipërisë.

Një nga gjashtë idetë e konvertimit të prezantuar në një monografi të posaçme, është sesi çimentoja mund të kthehet në hotel me kosto të ulët.

Së bashku me konvertimin e propozuar, ekipi i caktuar ka menduar edhe tre alternativat për ripërdorimin e strukturave.

E para, është çmontimi dhe riciklimi i betonit dhe çelikut për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri.

E dyta është ajo e varrimit.

Alternativa e fundit është që të largohen bunkerët siç janë”, citon artikulli në fjalë.

Ky është qëllimi i grupit që është ngritur për të inkurajuar njerëzit, duke e bërë më të lehtë përdorimin e qëndrueshëm të bunkerëve në Shqipëri, ku popullsia është tashmë në zotërim.

Për këtë arsye, ideja e propozuar për iniciativën e kërpudhave prej çimentoje, mund të bëhet krejtësisht konkrete.

Përveç kësaj, të gjitha informatat teknike dhe themelore të dhëna mbi materialet e nevojshme, duke përfshirë udhëzimet e instalimit, mund të shkarkohen nga www.concrete-mushrooms.com.

Konkretisht, struktura “Armillaria”, parashikon transformimin e trefishtë të bunkerëve në strehimore për tre persona.

Ajo është transformimi i një bunkeri një strehë për kampe grupe apo familje.

Në këtë njësi mund të akomodohen tre deri në gjashtë njerëz dhe ofron një zonë të përbashkët prej 18 metra katrore.

Bunkeri bëhet banesë private, ndërsa tuneli do të mbetet si lidhje në mes të strukturave.

n.e/NOA

KOMENTE