Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti i Helsinkit reagon për dhunimin e dy vëllezërve nga policia
English

Komiteti i Helsinkit reagon për dhunimin e dy vëllezërve nga policia

Tiranë, 23 maj NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), me anë të një deklaratë kërkon nga policia dhe organet kompetente të jetë më e kujdesshme në respektimin e ligjit në lidhje me ndalimin dhe shoqërimin e perosnave që marrin pejsë në tubimet politike.

KSHH vren "se nëpërmjet medias të datës 11 Maj 2011, dhe pamjeve filmike televizive, u informua se vëllezërit Urim dhe Shpëtim Marku në datën 20 Maj 2011, ishin keqtrajtuar nga punonjësit e policisë".

Sipas KSHH, “ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Zogu i I”, në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë, mbasi personat e mësipërm ishin kthyer nga tubimi i organizuar para selisë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ata u kapën kur po dilnin nga farmacia. Qysh në këtë moment, ndaj tyre u ushtrua dhunë. U shoqëruan në ambientet e komisariatit të policisë dhe dhuna vazhdoi edhe brenda ambienteve të saj, aq sa vetë organet e policisë shoqëruan dhe i shtruan ata në Spitalin Ushtarak”, thuhet në njoftimin e KSHH-së.

Më tej, KShH deklaron se nëpërmjet shtypit u informua “gjithashtu se organet përkatëse janë duke hetuar edhe ankesën e të dëmtuarve, se ndaj tyre është ushtruar dhunë në atë masë sa u pa e nevojshme që këto organe t’i shtronin në spital”.

“KShH mendon se organet përkatëse duhet të reflektojnë për të dhënat ekzistuese që paraqiten në raportin e sipërpërmendur. Ndërsa për rastin konkret, KSHH mendon dhe shpreson për një hetim të shpejtë, transparent dhe të paanshëm”, thuhet në deklaratën e KSHH-së duke i cilësuar raste të tilla si të përsëritura.

a.k.NOA

KOMENTE