Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lideri demokrat: Pas 11 vitesh Tirana u bë blu, Rama dezinformoi shqiptarët
English

Lideri demokrat: Pas 11 vitesh Tirana u bë blu, Rama dezinformoi shqiptarët

Tiranë, 23 maj 2011, NOA Update – Shefi i mazhorancës Sali Berisha deklaroi para pak minutash se pas 11 vitesh Tirana u kthye në blu. Duke iu referuar fitores së kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin” në shtatë minibashki të kryeqytetit, nga 11 të tilla, kreu i Partisë Demokratike deklaroi se zgjedhjet vendore të 8 majit janë një fitore historike e koalicionit të mazhorancës.

“Kemi marrë shtatë nga 11 minibashki të Tiranës dhe kjo është një arritje e madhe dhe një besim i qytetarëve për këtë koalicion”, tha kryeministri.

Sipas kryeministrit fitorja e 8 majit është simotër me fitoren e PD-së në zgjedhjet e vitit 1992, të parat zgjedhje demokratike dhe pluraliste të zhvilluara në Shqipërinë post-komuniste.

Kryeministri gjatë mbledhjes së grupit të demokratëve akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste dhe kandidatin për të katërtin mandat për bashkinë e Tiranës, Edi Rama se bëri çdo gjë për dezinformuar qytetarët për procesin e numërimit të fletëve të kontestuara në KQZ.

“Rama bëri gjithçka që të dezinformojë shqiptarët, pasi në ligjin e ri elektoral i miratuar me konsensus të plotë dhe me kërkesë të PS-së, KZAZ për Tiranën është parashikuar KQZ-ja”, bëri me dije kryeministri duke marrë në mbrojtje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas kryeministrit, KQZ me numërimin e votave të kontestuara kreu vetëm detyrën e tij në zbatim të ligjit dhe Kodit Zgjedhor.

Lidhur me akuzat për ndryshimin e rezultatit, Berisha i bëri thirrje kreut të opozitës që t’i drejtohet Prokurorisë dhe të kërkojë hapjen e zarfave për çdo njësi.

Kryeministri ripërsëriti se kontestimi i numërimit të votave nga Rama vjen pasi ky i fundit ka fobi nga vota.

Duke theksuar se me këto shifra Lulzim Basha është fitues i garës për Tiranën, kryeministri ripërsëriti se mazhoranca do të presë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve mandej do të shpallë fitoren.

Sakaq kryeministri rikujtoi se pas dy vjetësh janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013, duke i bërë apel deputetëve të tij se “duhet të përgatitemi për garën e ardhshme elektorale. Në çdo metër katror të këtij vendi fitorja e vitit 2013 do të ndërtohet me thellimin e mëtejshëm të reformave ekonomike, reformave ligjore, luftës kundër korrupsionit”.

mit/NOA

KOMENTE