English

Milo: Beteja për votën vazhdon prej dy vitesh

Tiranë, 23 maj, NOA – Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo tha gjatë mitingut të opozitës para KQZ-së, se beteja për votën vazhdon prej dy vitesh në vend. Ai u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të mbështesin opozitën dhe të marrin pjesë në tubime.

“Kjo betejë është vazhdim i betejës dy vjeçare që nisëm në vitin 2009. Për fat të keq ne nuk e vazhduam sepse besuam se nuk do kishte më manipulime”, tha Milo.

Më herët në protestë ka folur dhe deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi. Ajo ka theksuar se “misioni i opozitës është shumë më i madh nga sa duket. Misioni për votën e lirë është progres për vendin”, tha Meksi.

a.k/NOA

KOMENTE