Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtyhet mbledhja e KQZ, pritet rezultati për Tiranën
English

Shtyhet mbledhja e KQZ, pritet rezultati për Tiranën

Tiranë, 23 maj 2011, NOA – Kur ka kaluar tashmë një orë nga mesdita mbledhja e paralajmëruar e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku me gjasë pritet edhe të dalë një rezultat përfundimtar për bashkinë e Tiranës është shtyrë, por ende pa një orar të saktë kur ajo do të nisë.

Në këtë mbledhje të shumëpritur është në axhendë miratimi i tabelës përmbyllëse të rezultatit për bashkinë e Tiranës në KZAZ-në nr. 49 të minibashkisë 5, e cila nuk ka përpiluar ende një rezultat për garën e kandidatëve për bashkinë e kryeqytetit.

Gjithashtu pritet të miratohet edhe vendimi i KQZ-së për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për të 11 KZAZ-të e Tiranës, pas të cilit të mund të shpallet edhe rezultati i shumëpritur.

Ky vendim që të miratohet nuk ka nevojë për një shumicë të cilësuar votash, por për një shumicë të thjeshtë, pra mund të miratohet me vetëm katër votat e tre anëtarëve të pozitës dhe kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.

Kjo axhendë e ngjeshur për mbledhjen e sotme të KQZ-së u lajmërua mbrëmë pas përfunimit të numërimit të fletëve të kontestuara në të 12 kutitë e fundit, që i përkisnin njësisë nr. 5.

Në KQZ u numëruan plot 125 kuti me fletë të kontestuara, apo fletë të vlefshme votimi për kryetar bashkie apo këshillin bashkiak e kryetar minibashkie, të hedhura gabimisht nga zgjedhësit në kutitë e gabuara.

Deri më tani pas numërimit të këtyre fletëve të votimit të kontestuara në disa KZAZ-të Tiranës, kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha udhëheq garën për Tiranën me 171 vota, kundrejt kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama që ka marrë 83 vota.

Ndërsa KQZ e ka shpallur online këtë rezultat paraprak, mbledhja ku rezultati pritet të dalë përfundimisht është shtyrë disa herë këtë fillimjavë.

Më herët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbërriti për një takim me kreun e KQZ-së edhe kreu i delegacionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODHIR-it, Jonathan Stonestreet, i cili bëri thirrje për respektim të Kodit Zgjedhor.

Javën e shkuar gjatë publikimit të raportit paraprak, Stonestreet bëri me dije se numërimi i votave në KQZ ishte i paqartë për të.

Gjithsesi vëmendja e tërë shqiptarëve dhe e ndërkombëtarëve është tashmë në KQZ.

Ndërkohë opozita dhe simpatizantët e saj janë mbledhur jashtë godinës së KQZ-së në protestë kundër ndryshimit të rezultatit për Tiranës.

Pas mbylljes së procesit të numërimit të votave për kryetarin e bashkisë së Tiranës, nëntë ditë më parë, në KZAZ-në 49, të njësisë 5 në Tiranë, kandidati i majtë Edi Rama fitoi garën me një rezultat të ngushtë prej 10 votash në avantazh.

Është pikërisht ky argument pse opozita konteston numërimin e votave në KQZ, duke e cilësuar një veprim të paligjshëm, që nënkupton se nëse KQZ shpall fitues Lulzim Bashën rezultati do të kontestohet, duke u ankimuar edhe në Kolegjin zgjedhor, i cili është institucioni i fundit që do të zgjidhë betejën e Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE