Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtyhet në 17.00 mbledhja e KQZ, debate për miratimin e akt-vendimit
English

Shtyhet në 17.00 mbledhja e KQZ, debate për miratimin e akt-vendimit

Tiranë, 23 maj 2011, NOA – Disa minuta pas nisjes së mbledhjes së shumëpritur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku pritet shpallja e rezultatit përfundimtar për kryebashkiakun e Tiranës, KQZ ndërpreu mbledhjen për tri orë pushim, pas kërkesës së përfaqësuesve të PS-së për shqyrtimin e akt-vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse.

Ishte kryetari i KQZ-së Arben Ristani, i cili propozoi tri orë kohë që përfaqësuesit e Partisë Socialiste të shqyrtojnë vendimin.

“Mandej mblidhemi në orën 17.00 për të miratuar akt-vendimin për tabelën përmbledhëse”, theksoi kryekomisioneri Ristani, i cili nënvizoi se kjo kohë e kërkuar nga PS bëhet vetëm për të shtyrë shpalljen e rezultatit.

Mbledhja nisi me shumë vonesë vetëm pas orës 13.30, me një debat mes anëtarëve të PS-së në KQZ dhe kreut të KQZ-së Arben Ristani, i cili propozoi direkt miratimin e akt-vendimit për zgjedhjet, një kërkesë kjo e kontestuar nga përfaqësuesit socialistë.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genci Gjoncaj tha se nuk kishte dijeni për miratimin e akt-vendimit të KQZ, duke kërkuar kohë për ta shqyrtuar atë me detaje.

Ndërkohë përfaqësuesi i mazhorancës Njazi Kosovrasti tha se akti përmban vendime që janë marrë nga KQZ gjatë numërimit të fletëve të kontestuara. “Janë vendime që janë marrë këto ditë dhe janë parë nga gjithë Shqipëria. Kjo gjë mund të kërkojë më shumë se 1 ose 2 orë kohë për të akorduar me shifrat. Të mbarojmë këtë dhe kalojmë tek tabelat përmbledhëse se po zgjatemi kot”, apeloi Kosovrasti, duke iu referuar tejzgjatjes së afatit të shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Në rast se KQZ miraton si vota të vlefshme fletët e kontestuara të hedhura në kutitë e gabuara, pritet që këtë rezultat Partia Socialiste ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor, i cili është instanca e fundit juridike që ka tagrin t’i japë zgjidhje përfundimisht betejës për drejtimin për këtë mandat të bashkisë së Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE