Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malmstrom: Nuk rekomandojmë rivendosjen e vizave
English

Malmstrom: Nuk rekomandojmë rivendosjen e vizave

Bruksel, 24 maj 2011 NOA/DW - Në Komisionin Evropian është theksuar sot disa herë se dokumenti-propozim për vendosjen e klauzolave të sigurisë në sistemin evropian të vizave nuk i referohet asnjë vendi konkretisht dhe se nuk ka automatizëm dhe se fjala është për një klauzolë të përgjithshme:

Komisarja e BE-së për çështjet e Brendshme Komisioni Evropian, Cecilia Malmstrëm tha: "Unë nuk propozoj rivendosjen e vizave për çfarëdo vendi qoftë sot. Ka pasur probleme me disa vende, ne jemi në dialog me to dhe po përpiqemi t'i zgjidhim këto probleme së bashku. Këto rregulla kanë të bëjnë me të ardhmen dhe ekzistojnë për të bërë të mundur që në rast se do të ketë probleme urgjente të ekzistojë edhe mundësia e pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza, por pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha masat e tjera".

Ajo shtoi se, sipas propozimit të Komisionit, asnjë vend nuk do të marrë i vetëm vendimin për aplikimin e masave të tilla, por do të respektojë në mënyrë rigoroze procedurat e caktuara.

Numri më i madh i kërkesave për azil vjen nga Serbia dhe Maqedonia

Me rastin e kumtimit të propozimit për ndryshimin e rregulloreve për sistemin evropian të vizave në Komisionin Evropian u përmendën edhe rastet e Serbisë dhe Maqedonisë, që janë për vendet prej nga ka mbërritur numri më i lartë i azilkërkuesve në BE pas liberalizimit të vizave.

"Me Serbinë dhe Maqedoninë jemi në bisedime për t'i minimizuar së bashku problemet. Ka një farë përparimi, por problemi vazhdon të ekzistojë edhe në vende të tjera, bëri të ditur komisarja Malmstrëm.

Ajo ka theksuar se sistemi i paralajmërimit ekziston tashmë, me qëllim që problemet të zgjidhen, përpara se të jetë nevoja për suspendimin e regjimit pa viza”.

KOMENTE