Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olli: Vlerësimi i KQZ për votat e kontestuara aspak selektiv, por gjithëpërfshirës
English

Olli: Vlerësimi i KQZ për votat e kontestuara aspak selektiv, por gjithëpërfshirës

Tiranë, 24 maj 2011, NOA- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Leonard Olli në një deklaratë për mediat sqaroi se ky komision votat e pavlerësuara nuk janë trajtuar në mënyrë selektive.

Ai ka hedhur poshtë deklaratat dhe shkrimet në media të ndryshme se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është treguar selektiv në trajtimin e votave të pavlerësuara e të panumëruara, të cilat, në zgjedhjet për Bashkinë dhe njësitë bashkiake të Tiranës, janë hedhur aksidentalisht në kutinë e gabuar.

Në emër të KQZ-së ai ka sqaruar se ky komision shqyrtimin administrativ të kërkesave dhe ankesave e bazon mbi dokumentacionin zgjedhor të administruar rregullisht, i cili, në gjuhën e ligjit, formon fillim prove për çdo shqyrtim administrativ.

Më tej ai shtoi se mbarë opinioni publik e vuri re qartësisht se gjatë tërë këtyre ditëve KQZ e fillonte shqyrtimin e kutive nga kërkesat e KZAZ-ve dhe nga leximi dhe verifikimi i procesverbaleve dhe protokolleve të tyre.

Sakaq Olli tha se kudo ku kishte gjurmë në dokumentacionin zyrtar të KZAZ-ve, për vota të hedhura aksidentalisht në kutinë e gabuar, hapej kutia dhe vlerësoheshin e numëroheshin këto vota. Ky proces nuk ishte aspak selektiv, por gjithëpërfshirës.

“Që KQZ ishte e vendosur të numëronte çdo votë e konfirmon fakti i bërë publik gjatë transmetimit “live” të mbledhjeve, kur kryetari i Komisionit i kërkonte në mënyrë të përsëritur subjekteve pjesëmarrëse në proces e të paraqisnin çdo sinjal, informacion apo dokumentacion që lejonte identifikimin e këtyre votave dhe të kutive ku ishin hedhur ato”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së.

Ndër të tjera ai shtoi se, faktin që procesi ishte gjithpërfshirës e konfirmon fakti se janë të paktën 11 kuti të cilat janë marrë në shqyrtim dhe janë verifikuar gjatë transmetimit “live” nga salla e mbledhjeve të KQZ-së, pavarësisht se KZAZ-të respektive nuk i kishin identifikuar, por ku proceseverbalet e tyre kishin shënime për vota të hedhura aksidentalisht në kutinë e gabuar.

Në përfundim Olli deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i vendosur të numërojë çdo votë në bazë të ligjit, pavarësisht pretendimeve të gënjeshtërta dhe dezinformuese të hedhura në shtyp.

a.y/NOA

KOMENTE