English

Burg për djalin e deputetes socialiste Luiza Xhuvani

Tiranë, 25 maj 2011, NOA- Në seancën e mbajtur ditën e sotme për dhënien e masës së arrestit për Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes socialiste Luiza Xhuvani, u vendos që ai të mbetet në burg.

Vetëm pak ditë më parë Kostandin Xhuvani u dorëzua në polici pas afro 3 muaj arratie, për vrasjen e kryer në mesin e muajit shkurt.

Ka qenë data 12 shkurt, kur i ndaluari pas një grindje mes shokësh në një banesë në rrugën “Ali Visha” ka qëlluar me pistoletë 26-vjeçarin Alfred Musabelliu, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Gjatë seancës së sotme, Kostandin Xhuvani e ka pranuar autorësinë e krimit, duke bërë që deri në përfundim të hetimeve dhe në shpalljen e verdiktit final të qendrojë në qelitë e paraburgimit.

a.y/NOA

KOMENTE