Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E ardhmja, ekonomia konkurruese
English

E ardhmja, ekonomia konkurruese

Nga Sali Berisha

Së pari dëshiroj tu përshëndes. Çështje kryesore në këtë mbledhje është çështja e privatizimit. Procesi i privatizimit është një proces jetik ne reformën ekonomike të një vendi, është një proces me rëndësi të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit pasi e faktuan se pronësia dhe menaxhimi privat përben një kusht themelor të luftës kundër korrupsionit dhe të zvogëlimit të këtij fenomeni me pasoja të rënda.

Sot, Shqipëria është vendi me sektorin publik më të vogël në Evropë dhe ndoshta më të vegjlit në botë, vendi që në tërësi, prodhimi i brendshëm ndofta në masën 83-84 % vjen nga sektori privat. Realisht sektori publik përveç energjisë elektrike nuk ka ndonjë prodhim tjetër. Ky sektor kontribuon ne prodhimin e brendshëm me buxhetin e vet, i cili është shumë herë më modest se sa buxheti tërësor i sektorit privat të Shqipërisë. Por qëllimi i privatizimit është njëkohësisht rritje e madhe e efcencës së menaxhimit. Kjo është e vërtetë për çdo vend, por kjo e vërtetë është më e madhe se çdo vend tjetër,për Shqipërinë, e cila ka trashëguar, kapacitetet publike menaxhuese të palakmueshme, ndaj dhe ne këtë kontekst për të kapur një nivel të ri menaxhimi është e domosdoshme të procedohet me shpejtësi drejt privatizimit. Theksoj dhe njëherë nuk ka asnjë vend tjetër që të këtë sektor publik më të vogël se Shqipëria, nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë bërë privatizime më të mëdha dhe më të thella se Shqipëria. Por prapë ne duhet ta finalizojmë këtë proces.

Objektivat tona duhet të realizohen. Ajo çfarë ka mbetur në aksionet apo dhe asetet e ndërmarrjeve të mëdha tashmë të privatizuara duhet të shitet. Jam në dijeni se ministria e ekonomisë ka kontratuar shumë muaj më parë konsulencën më të mirë botërore siç është IFC, UNICREDIT dhe firma apo kompani, banka të një reputacioni evropian botëror.

Krahas kësaj është dhe INSIG, i cili për shkak të furtunës financiare botërore pati problematikën e vet herën e parë, por prapë duke patur parasysh shëndetin e kësaj sipërmarrje mendoj se duhet të shqyrtohen termat dhe të përshtaten me situatën e realitetit dhe të procedohet me privatizimin e tij.

Faktikisht çfarë është e madhe nuk mbetet asgjë pa privatizuar, por janë pastaj dhe 1280 objekte të tjera, të cilat janë në proces e sipër. Të gjitha këto objekte në rastet kur ato kanë pronar, pronarit do ti respektohet tërësisht e drejta e parablerjes. Është e domosdoshme që ato të kenë përparësi. Të tjerat do të privatizohen në përputhje me rregullat dhe transparencën e plotë.

Ministria e Ekonomisë ka bërë një spot, me të cilin ka ndikuar fuqishëm në transparencën e këtij procesi, por le të konsiderojmë ne, gjysmën e këtij viti si vendimtarë në procesin e privatizimit.

Shqipëria do të ketë si pronë publike, digat e mëdha, shkollat , spitalet, parqet kombëtare, tokat pa pronar, të cilat janë publike, të tjerat do të jenë tërësisht në zotërimin, administrimin, menaxhimin e sektorit privat. Kjo do ta bëjë ekonominë shqiptare shumë më konkurruese, do të rrisë në mënyrë të ndjeshme kompetivitetin, por kjo do të bëjë gjithashtu që akoma më i vogël të jetë numri i punonjësve publikë që rëndojnë mbi shpatullat e taksapaguesve privatë. Dhe unë jam i sigurtë se një nga shkaqet më kryesore që ekonomia shqiptare i rezistoi krizës më të mëdha të 80 viteve të fundit ka qenë dhe fakti se mbi shpatullat e sektorit privat në Shqipëri, ngarkesa publike është sa gjysma e çdo vendi tjetër përreth.

Duke kompletuar privatizimin, kjo ngarkesë bëhet edhe më e vogël. Taksat e qytetarëve, biznesmenëve nuk do të shkojnë për rroga, por do të shkojnë për shkolla, për rrugë, për spitale, për shërbime, për zhvillimin. Ato do të jenë në funksion të zhvillimit më të madh, më të shpejtë, të infrastrukturës, moderne si kusht i të gjitha kushteve për të realizuar objektivin tonë madhor, “Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017”.

Ndaj dhe zotërinj ministra, së shpejti do të mblidhet dhe task force për privatizimin, por këtu jemi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe unë mendoj se është në detyrimin tuaj që nga dita e sotme në tavolinat tuaja të keni çështjen e privatizimit. Çdo ditë të bëni bilancin e përpjekjeve, e proceseve, e punës së agjencive dhe vartësve për shpejtimin e këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Edhe njëherë e theksoj se ky përbën një nga proceset më themelore të një ekonomie të lirisë së tregut, ndaj dhe ne duhet të procedojmë me vendosmërinë më të madh , duhet të shpejtohen të gjitha procedurat e vënies në përdorim të tokës publike nga komunat. Duhet të inkurajohet dhe të nxitet, pasi kërkesat janë jo të pakta dhe mundësitë janë shumë të mëdha për tu shfrytëzuar. Është e domosdoshme të shohim çdo shërbim në funksion të dhënies të tij për menaxhim sektorit privat.

Zoti Ministër i punëve publike, në 4 vjeçarin që shkoi u ndërtua vepra më e madhe publike në historinë e këtij vendi. Ne e ndërtuam atë, por atë e ndërtoi Bechtel, Enka. Ky vend nuk ka kapacitete publike për mirëmbajtjen e tij. Unë e di se ju keni kontratuar dhe ministria juaj po punoj me IFC, për ta dhënë për menaxhim sa më shpejt.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky proces të ecë, por unë mendoj se duhet të konsiderohet në këtë aspekt edhe akse të tjera rrugore. Sapo të përfundojë segmenti Shkëmbi i Kavajës - Rrogozhinë atëherë dhe autostrada, Tiranë –Fier, Tiranë- Durrës, të shqyrtohet, të jepet për menaxhim. Këto janë vepra të mëdha. Drejtoria e përgjithshme e rrugëve nuk disponon kapacitetet njerëzore dhe materiale për mirëmbajtjen e tyre. Mirëmbajtja e tyre është një proces shumë i ndërlikuar. Vende të tjera të mëdha, ndër më të mëdhatë e Evropës, nuk marrin përsipër mirëmbajtjen, por ia japin kompanive të mëdha për ti mirëmbajtur.

Këtij procesi duhet ti drejtohemi dhe ne është e domosdoshme të nxisim, të shqyrtojmë mundësinë e aplikimit, përdorimit, të partneritetit publik, privat. Në qoftë se koncesionet në fushën e energjisë kanë njohur zhvillimet më të fuqishme ndofta se në asnjë vend tjetër partneriteti publik, privat ka potenciale të mëdha, të pashfrytëzuara , potenciale të mëdha për autoritet vendore dhe unë mendoj që duhet të bëhet një seminar, me te zgjedhurit e rinj, në mënyrë që ata si autoritet kontrator, që i përcakton ligji të mund të shfrytëzojnë për zhvillim të gjitha burimet e mëdha që kanë në territorin e komunave të tyre.

Por, partneriteti, publik privat duhet të jetë një nga objektivat më kryesorë të zhvillimit për qeverinë tonë, në kohën që vjen. Nuk është se nuk ka ecur , ai ka ecur , por duhet ta shpejtojmë më shumë atë.

KOMENTE