English

Ekstradohet nga Greqia 23-vjeçari, vodhi me dhunë një lokal

Tiranë, 25 maj, NOA – Një 23-vjeçar nga qyteti i Korçës është ekstraduar dje nga shteti grek, për llogari të drejtësisë shqiptare. Personi i ekstraduar është Nikolin Petrika Samara, lindur në Korçë.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa të rinj të tjerë të tjerë, më datë 08.03.2010, ka kryer vjedhje me dhunë në ambientet e një lokali në Korçë. Më pas, Gjykata e ApelitKorçë, me vendimin nr. 27, datë 13.04.2010, e ka dënuar atë me masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me dhunë, të kryer në bashkëpunim“, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Pas sinjalizimit nga policia shqiptare, Samara është arrestuar në Athinë, më datë 07.01.2011.

Ndërkohë që dorëzimi i tij për policinë shqiptare është bërë dje rreth orës 17.00, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol. Ai është sjellë në aeroportin e Rinasit dhe u është dorëzuar agjentëve shqiptarë.

a.k/NOA

KOMENTE