Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjigjje letrës së Kadaresë
English

Përgjigjje letrës së Kadaresë

Nga Apollon Baçe

Z. Ismail, Në një e-mail të shkëmbyer pak kohë më parë, më shkruanit se i përkasim bashkësisë së akademikëve, ndoshta elitës intelektuale të kombit. Më lejoni t’ju drejtohem si i tillë, si intelektuali intelektualit, larg kornizës së “Intelektualit organik”, gjykimi i të cilit i nënshtrohet disiplinës partiake. Në të kundërt ashtu si dhe ju, nuk u jam shmangur qëndrimeve kritike ndaj veprimeve të njërës a tjetrës palë politike kur kam gjykuar se këto veprime prekin interesat e kombit. Për fat të keq, në semestrin e parë të këtij viti, eteri përcolli në ekranet e televizorëve ngjarje të trishtuara për kombin: demonstrata tejet të dhunshme ku qëllohej me gjithçka, qoftë edhe me Flamurin e Kombit, me të lënduar dhe të vrarë, me makina të përpira nga flakët. Dhe, ende pa u tharë mirë kjo plagë, eteri risolli ekraneve kalvarin e numërimit të pafundmë të votave (të cilin populli nuk ua ka borxh partive), tymin e gomave të djegura në rrugët e bllokuara, “përfaqësuesit e popullit” të kacavjerrë mbi skafandrat e policëve. E njoh mirë brengën që sjellin këto pamje në shpirtin e atij që e do atdheun dhe nuk gjendet në atdhe. I kuptoj fare mirë përmasat që merr kjo brengë në shpirtin e ndjeshëm të shkrimtarit, “shqetësimin serioz” dhe dëshirën për të “ndihmuar në zgjidhjen e një kolapsi” të pakuptimtë. E lexova me mjaft vëmendje letrën tuaj drejtuar zotit Basha. Shpresoj që edhe z. Basha ta ketë kuptuar thelbin e thënies “propozimin për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju”, në sensin “ndërmjet dy rivalëve, po zgjedh më të arsyeshmin”. Por, po aq e kuptoj dhe mbështes edhe përgjigjen e Bashës. “Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë”. Përkatësisht mbështes thelbin e përgjigjes se nuk kam të drejtë morale që të dhuroj diçka që nuk më përket mua, që nuk mund t’i lejoj vetes të dhuroj sublimitetin e vullnetit të lirë të elektoratit. Ndonëse mendoj se shquhem për tolerancë, edhe unë do ta cilësoja besëprerje dhurimin e votës sime dhe atyre që mendojnë si unë, palës që mendon të kundërtën. Palës që lëshon kushtrimin: “S’mund të ketë vend edhe për qytetarë të lirë edhe për diktaturën që vret, siç vrau sot lirinë… E vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore”. Për ta justifikuar këtë kundërshti, më lejoni të sjell faksimilen e një urdhri të datës 2 prill 1991, nëpërmjet të cilit organi më gjakatar i Europës së pasluftës, Sigurimi Shtetit, vrau në Shkodër katër të rinj që demonstronin kundër diktaturës komuniste. Pikërisht ky urdhër është firmosur nga autori i thirrjeve për liri dhe rrëzim diktature, nga kryetari i sotëm i Grupit Parlamentar të PS-së, ish-kryetari i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi. Për mua vija e demarkacionit është krejtësisht e prerë: Kurrsesi nuk pranoj leksione për lirinë dhe diktaturën nga xhelatët e diktaturës. Përmbajtja e mjegullt e fjalimeve të fundit të z. Rama u përmblodh në ofertën, për mua krejt amorale: “Më jepni Bashkinë e Tiranës dhe nuk ju ngas. Përndryshe do të djeg Shqipërinë”. Gjasisht kjo dhe ka sjellë shtysën tuaj për t’i propozuar z. Basha një “deal” xhentëlmenësh “një gjest, që sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare, tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”. Por, ky propozim shtron pyetjen: a mund të jetë xhentëlmen ai që deklaron se është i pastrehë dhe ka 12 mijë euro borxh, ndërkohë që mafia e ndërtimit e ka renditur në 10-shen e më të pasurve të Shqipërisë? “Kur flasin gënjeshtarët, edhe e vërteta është e pabesueshme”, thotë Aristoteli. Dhe cila do të ishte e ardhmja e këtij deal-i? I pyetur: Nëse zgjedhjet do të jenë me standarde, a do tw kërkoni zgjedhje të parakohshme? Rama përgjigjet: “Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri për të larguar një orë e më parë regjimin e kusarisë. Nuk ka lidhje kjo me preket apo s’preket vota”. “Kjo krizë është një apel kumbues për ne dhe ne do t’i përgjigjemi me fuqinë e popullit shqiptar”, deklaron Rama. Rrjedhimisht e kuptoj drithërimën tuaj, “jeni në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori”. Skenat e vitit të prapë ’97, të cilat si korrespondent i DW//// i ndoqa nga afër: dëshpërimin e njeriut të thjeshtë, të vrarët, britmat e atij oficerit të SHIK-ut që e çanë së gjalli me sëpatë janë një makth që herë pas here e shoh dhe e dëgjoj në gjumë. Por po aq njoh edhe aksiomën se “situatë revolucionare është kur ata lart s’munden më (të drejtojnë) dhe ata poshtë s’munden më (të durojnë)”. Po e ilustroj këtë me paradigmën e njohur të bombës për plasjen e së cilës është i nevojshëm detonatori, ngacmimi politik dhe eksplozivi, pakënaqësia e thellë ekonomike e masave, si ajo e vitit ‘97. Por, pavarësisht se nuk ndaj të njëjtin opinion për rritjen e vazhduar të mirëqenies, jam i mendimit se Shqipëria arriti t’i bëjë ballë krizës globale mjaft më mirë se shumë vende europiane, veçanërisht se fqinji ynë jugor, i cili nuk po e merr veten as me 140 miliardw euro ndihmë. Si i tillë, mungon eksplozivi dhe shpërthimi i detonatorit është butaforik: me protesta deputetësh, punonjësish bashkie dhe militantësh të importuar nga rrethet. Duke u shprehur në mënyrë alegorike, kemi të bëjmë me një situatë normale, së cilës mundohen t’i veshin me përdhunë para kamerave, këmishën e forcës të të marrit. Së fundi, më lejoni që për paralelen mes dorëheqjes së propozuar të zotit Basha dhe asaj të Ismail Qemalit, të shpreh një mendim të ndryshëm nga i juaji. Gjesti fisnik i Ismail Qemalit, në kushtet e copëtimit fizik të Shqipërisë nga fqinjët, lidhet me mbijetesën e Kombit, me dorëzaninë e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të gjashtë Fuqive të Mëdha. Në rastin e propozuar prej jush, ai lidhet me mbijetesën e një personi në krye të Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, fati juaj, i mirë dhe i keq bashkë, është qenia larg realitetit të përditshëm të Tiranës, larg transaksioneve të frikshme miliarda dollarëshe të mafies ndërtimore, të biznesmenëve-politikanë të kësaj mafieje, larg primatit të dhimbshëm të qytetit më të paplan, më të ndotur dhe me transport më kaotik në Europë. Rrjedhimisht, ashtu si edhe 120 mijë qytetarët e tjerë që i kanë dhënë votën Bashës, do tw pres me shpresë fitoren e z. Basha. Gjithnjë duke e kuptuar dhe çmuar shqetësimin e juaj. Me respekt Akademik Apollon Baçe

KOMENTE