Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pushteti sfidon Kadarenë
English

Pushteti sfidon Kadarenë

Nga Artan Mullaj

Një letër e hapur e Kadaresë është diçka e rrallë, për të mos thënë ky është rasti i vetëm që shkrimtari i kursyer në vlerësime, i drejtohet një politikani dhe zyrtari shqiptar, siç është z. Basha. Prandaj, edhe për këtë arsye, kjo letër dëshmon vlerësim personal për yllin e kaltër të demokratëve, dhe si një përjashtim, vërteton në të njëjtën kohë se sa serioze është në optikën e shkrimtarit situata sociale në vend. Ndonëse Basha nuk është poet apo shkrimtar dhe as spikat për përgatitje profesionale, ndjeshmëri civile apo ndonjë nivel intelektual që do justifikonte thyerjen e rutinës dhe zakonshmërisë së Kadaresë, duket se mashkulli i bukur PD-së e ka fituar vëmendjen e cmuar të shkrimtarit të madh pa shumë stërmundim. (këtë vëmendje e ëndërrojnë çdo ditë politikanë, poetë apo shkrimtarë në Shqipëri dhe më gjerë). Edhe kjo nuk ndodh rastësisht. Qartazi Kadare ka sfiduar zakonshmërinë e tij me vetëdije të plotë: Edhe pse Lulëzim Basha nuk ka përgatitje profesionale të nivelit të lartë, edhe pse nuk ka as ndjeshmëri civile të nivelit që të justifikonte vëmendjen e shenjtë, edhe pse nuk gjendet në asnjë listë intelektualësh shqiptarë, ai ndodhet, siç thotë Kadare, në mes të një cikloni, që përcakton fatet e kombit, pra rrjedhimisht përbën edhe një shpresë.

Ky vlerësim dhe kjo optikë, e kanë ulur shkrimtarin e shqetësuar në tryezën e shkrimit, në një përpjekje të re.

Ai ka zgjedhur këtë herë të marrë pjesë në punët e vendit të tij si gjithmonë, me kujdesin profesional për të synuar, qëndruar dhe gjykuar situatën nga larg edhe ftohtë, ashtu si i takon të bëjë një gjeniu të merakosur për fatin e origjinës. Gjëmimi i këmbanës ka mbërritur deri në veshët e tij. Shqipëria rrezikon të shitet edhe njëherë lirë në tregun ndërkombëtar, si një vend që nuk mund të bëjë zgjedhje demokratike, dhe as të vetëqeveriset, prandaj situata është kaq shqetësuese sa vështirë të paragjykohet ndjeshmëria e sinqertë e Kadaresë në letrën e tij: përveçse vlerësim, përveçse besim, përveçse shpresë, këshilla e hapur për Bashën, duke i kërkuar atij të bëjë një akt të vështirë, por madhështor, është mënyra që shkrimtari ka zgjedhur për të ndihmuar vendin e tij.

Duket se Kadareja i shkruan thuajse ndrojtur, por hapur një Bashe, sikur ky të ishte thjesht demokrati i ardhmërisë dhe jo po ai ministri i 21 Janarit, të cilin opozita e akuzoi drejtpërdrejt si përgjegjës të vrasjeve barbare në shesh, apo më herët, jo i njëjti ministër, i akuzuar për vjedhjet spektakolare në rrugën e Kosovës.

Dhe kjo është një provë tjetër vlerësimi që ai ka për politikanin e ri, jo pak të përfolur.

Ndërkohë, edhe 21 janari ishte një shans historik për krijimin e atij modeli civilizimi, që përfaqëson dorëheqja fisnike, të cilën Ismail Kadare i kërkon sot kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës.

Por Basha nuk e dha dorëheqjen, dhe as Kadareja i kërkoi atij ta bënte këtë gjë pikërisht në 21 Janar, kur mbase do duhej. Shkrimtari i dha pushtet dilemave të tij, duke e bërë këtë gjë në mënyrë të vonuar, disa muaj më pas, në zgjedhjet e vështira të 8 Majit dhe kjo vonesë, ky reagim, kjo përzgjedhje, provuan në fakt se anësia e paanshme e shkrimtarit të madh, nuk është më, po ajo.

Basha nuk e dha në Janar dhe nuk po e jep dorëheqjen as sot, megjithë kërkesën e vonuar të Kadaresë. Në të vërtetë pakkush shpresonte që karafili blu i ardhmërisë të sillej sipas etikës fisnike të këshilluar nga shkrimtari i madh i shqiptarëve. Për dhimbjen e Kadaresë, të sjellë prej zhgënjimit të egër se zgjedhja e tij ishte e gabuar, Basha e sfidoi Kadarenë me buzëqeshjen e frikshme të pushtetarit mediokër që ka vetëdijen se përkrah mbretit Berishë, ai është një princ që synon të bëhet një perandor:

“Zotëri, unë jam në pushtet, në lavdi, ju jeni thjesht një shkrimtar, hendeku mes nesh është i madh!

Në fakt, supozimi se shpërfillja delikate e Bashës është moment i natyrshëm i një realiteti, në të cilin, politika sfidon artin dhe pushteti sfidon ndershmërinë, qëndron po të kemi parasysh se refuzimi për tërheqje nga gara, duket si një sfidë personale. Por mund të jetë edhe tjetër gjë. Ky njeri i ri që mbërriti në majën e lavdisë me fraza mediokre dhe pëshpërima, sot është kaq kaltërosh në lartësinë e tij, sa nuk mund të mos shpërfillë çdo vlerë dhe çdo sugjerim, pasi ka shkelur në emër të demokracisë, por bashkë me Saliun dhe Ristanin, ndershmërinë e zgjedhjeve dhe drejtësinë në vendin e tij. Kjo është një ditë historike për të, në të cilën simbolet krijohen kollaj: I madhi Kadare i ka shtrirë dorën zemër dridhur për të shpëtuar vendin dhe kombin, duke i kërkuar tërheqjen, dhe ky e ka sfiduar sakaq. Nuk ka fitore më të madhe për një pushtetar, se sa shpërdorimi kësisoj i madhështisë.

Në njëfarë mënyre, kërkesa për tërheqje nga gara, ngjan me përpjekjen e prindit të shqetësuar për të mirën e fëmijëve të tij. “Unë ju vlerësoj, por kombi ka nevojë për ju, zoti Basha. Kombi ka nevojë për ju, të flijoheni për të. Heqja dorë nga pushteti në mënyrë të vullnetshme, është diçka që vlen më shumë se pushteti!”

Për shkrimtarin, është momenti që shkopin magjik më të cilin kandidati demokrat mashtroi dhe premtoi mrekullitë e mëdha gjatë fushatës elektorale, ta drejtojë, drejt vetes, , drejt Bashës, për të bërë të pazakontën. Magjinë e vërtetë. Tërheqjen. Shpërfytyrimin. Perceptimin tjetër. Shpërfilljen e pushtetit. Është një guxim i marrë ky, t’i kërkosh të pamundurën një njeriu që përfaqëson simbolikisht të kundërtën e asaj që i kërkohet. Të synosh të pamundurën në ashpërsinë e arritjes së saj, kjo tregon një shkallë ekstreme besimi, që mund ta kenë, dhe mund t’u falet vetëm shpirtrave të mëdhenj, apo artistëve të mëdhenj, si është shkrimtari ynë. Me vetëdije të plotë Kadare ka rrezikuar të shpërfillet, për shkak të këtij besimi, të besimit për të pamundurën, apo edhe për shkak se vetëdija e tij superiore parandjen diçka të kobshme për kombin: Çdo lloj nënshtrimi për shpëtimin e kombit tënd është fisnikëri, vetëm kur ky nënshtrim ndodh përballë dhe në mes të rrezikut….

Në vënd të shpërfilljes së pushtetit, Basha zgjodhi të shpërfillë me krenari Kadarenë. Përgjigja e Bashës nuk rezultoi shpresë për gjeniun, por zhgënjim. Refuzimi i pritshëm për publikun i Bashës, që ndoshta pritej nga Kadare, por ndoshta edhe nuk pritej, tregoi se në Shqipëri, pushteti është në kult, por edhe në delir. Si vepër e projektuar dhe frymëzuar nga Sali Berisha, Basha ishte, është dhe nuk mund të mos jetë simboli i pushtetit totalitar dhe sundimit: prandaj pritshmëria që Lulëzim Basha të pranonte sugjerimin e artë të shkrimtarit, rezultoi e kotë. Nuk mbetën shumë njerëz gojëhapur nga sfida krenare e kandidatit për kryebashkiak, për të cilin, bashkë me fushatën, edhe magjia, edhe mrekullitë, kanë mbaruar. Në vëmendjen e tij radhën e ka pushteti, lavdia dhe interesat e mëdha, dhe kjo është e qartë. Ndërkohë që përmes ngazëllimit, ai sillet më fitoren si me një grua, që nuk e kish, por që tani ka filluar ta ketë, madje, me ndihmën e Ristanit, Basha ka filluar edhe ta shijojë, ta prekë nga këmbët, nga gjunjët dhe synon edhe më lart, ndërkohë pra që atë e sundon epshi i pushtetit të premtuar, aq më shumë kërkesa e Kadaresë ngjan absurde, e tepërt, gati lajthitje. Basha i është përkushtuar kaq shumë kësaj femre, kësaj fitoreje, këtij ngazëllimi, saqë çdo përpjekje për ta frenuar modestisht, është e kotë.

* Dërguar nga autori, qëndrimet e shprehura nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA

KOMENTE
  • Koha Jone01:58 - 26 Maj 2011
    Iku koha e edhujve te pa vdekure,Ismail Kadarea ehste nje pensioniste Shqipetare qe merre 300 mije leke te vjetra pensione si shkrimtare dhe kritik i te gjethe atyre shkrimtareve qe vuaten ne bugjet e diktatures komuniste.Tani besoje se i ka beture ca kohe qe te ndimoje shokune e kurbetit Edvine Ramen ne France qe te mare prape dokumenta.Lulezim Basha ja ktheu pergjigjen Ismaile Kadarese me shume finese tamam si e kerkone koha.