Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria u siguron jetën Forcave të Armatosura me mision jashtë vendit
English

Qeveria u siguron jetën Forcave të Armatosura me mision jashtë vendit

Tiranë, 25 maj 2011, NOA- Sigurimi i jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura të dërguara me misione jashtë vendit, ka qenë një tjetër vendim i marrë nga qeveria shqiptare gjatë ditës së sotme.

Në këtë vendim theksohet se, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me INSIG sh.a.-në, duhet të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit.

Theksohet se çdo shpenzim lidhur me këto sigurime do të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga ana e shtetit shqiptar, për Forcat e Armatosura ka pasur gjithmonë një vëmendje të veçantë qoftë për misionin e tyre dhe qoftë për atë çka ata përcjellin në sigurinë e vendit apo edhe në atë ndërkombëtare.

a.y/NOA

KOMENTE