Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkup, shkatërrohen droga e konfiskuar dhe armët ilegale
English

Shkup, shkatërrohen droga e konfiskuar dhe armët ilegale

Shkup, 25 maj 2011, NOA- Njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë kilogramë heroinë, 1 kilogram e 760 gramë kokainë, 10 kilogramë e 408 gramë opium i papërpunuar, 5 kilogram marijuanë dhe hashash dhe rreth 250 copë armë nga lloji i ndryshëm, sot janë shkatërruar në shkritoren e NP Makstill në Shkup.

Bëhet fjalë për shkatërrimin publik e narkotikëve të konfiskuar dhe armëve ilegale nga rastet për të cilat janë marrë vendime gjyqësore penale dhe kundërvajtëse, siç është rasti me "Madam Pepi".

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila morri pjesë në ngjarjen, theksoi se ky është edhe një konfirmim i përcaktimit të fuqishëm që të vazhdohet lufta kundër tregtisë ilegale me drogë dhe armë.

"Rezultatet flasin se nëse i krahasojmë katër vitet e fundit me të kaluarat, rritet efikasiteti i policisë kur bëhet fjalë për luftën kundër tregtisë ilegale me drogë. Ka 52 për qind më shumë aktpadi kundër personave dhe 25 për qind rritje të sasisë së drogës së konfiskuar", deklaroi ministrja Jankullovka.

Pyetjes së gazetarëve nëse ka urdhër nga gjykata hetuese për konfiskime të reja për disa nga rastet aktuale siç janë "Pezhishka", "Fallanga", "Metastaza"..., Jankullovska deklaroi se MPB-ja në vazhdimësi vepron sipas urdhrave gjyqësore dhe orientimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë publike, por në këtë moment nuk ka aktivitete më serioze. Megjithatë, tha, nuk është përjashtuar mundësia që të ndërmerren aktivitete plotësuese në lidhur me rastet e përmendura konkrete, për shkak të sqarimeve të caktuara, plotësimeve apo sqarimeve.

(INA)/NOA

KOMENTE