Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestimi i Mlladiç, reagon Fule: Serbia përmbushi detyrimin
English

Arrestimi i Mlladiç, reagon Fule: Serbia përmbushi detyrimin

Bruksel, 26 maj 2011, NOA – Pas arrestimit në Serbi të kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiç ka reaguar Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, i cili deklaroi se Serbia përmbushi detyrimin.

“Arrestimi i kriminelit Mlladiç është tejet i rëndësishëm”, deklaroi Fule, duke theksuar se Serbia ka ende detyrime për të përmbushur në rrugën për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Këtu komisioneri për Zgjerimin deklaroi se Serbia ka obligim të arrestojë edhe kriminelët e tjerë të shumëkërkuar, mes të cilëve Goran Haxhiç.

Ish-udhëheqësi ushtarak i Serbisë Ratko Mlladiç ra në prangat e policisë serbe gjatë një operacioni sekret, e cila arrestoi një person me emrin Milorad Komadiç, që dyshohet se është emri i rremë nën të cilin fshihej Ratko Mlladiç.

Lajmin e rëndësishëm për kapjen e kriminelit të luftës që akuzohet për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë 8 000 burra muslimanë të Bosnjes e Hercegovinës, e konfirmoi në një konferencë për shtyp vetë Presidenti serb Boris Tadiç.

Për koincidencë kapja e të shumërkërkuarit të Hagës që fshihej në Serbi, u arrit pak orë para mbërritjes në Beograd të kryediplomates së BE-së Catherin Ashton, e cila do të zhvillojë sot takime me autoritetet serbe.

Kapja e ish-udhëheqësit të ushtrisë serbe ishte lajmi kryesor edhe në mediat ndërkombëtare.

Tashmë të arrestuarit po i bëhen analizat e ADN-së, për të vërtetuar identitetin e Ratko Mlladiç.

Ratko Mlladiç kërkohej prej 16 vitesh për genocid dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje dhe Hercegovinë, nga Tribunali i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.

mit/NOA

KOMENTE