Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE-ODHIR: Policia punë të lëvdueshme gjatë procesit zgjedhor
English

OSBE-ODHIR: Policia punë të lëvdueshme gjatë procesit zgjedhor

Tiranë, 26 maj 2011, NOA- Një letër e ekspertit të Sigurisë së Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për Zgjedhjet Vendore në Shqipëri, Laszlo Belagyi, drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në emër të OSBE-ODIHR dhe EOM i ka shprehur vlerësimet për profesionalizmin dhe përkushtimin e Policisë së Shtetit.

Më tej ai ka shprehur mirënjohje për drejtuesit dhe stafin e Policisë së Shtetit, ku një vlerësim i veçantë është bërë për zv.Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike Muhamet Rrumbullaku, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe asistencën profesionale ofruar Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it gjatë gjithë procesit zgjedhor.

“Profesionalizmi dhe përkushtimi që Policia e Shtetit tregoi gjatë përmbushjes së detyrës së tyre në këtë periudhë ishte i lavdërueshëm. Nuk ka pasur asnjë raportim për shkelje të ligjit apo aktivitete të tjera dëmtuese për asnjë oficer policie nga vëzhguesit afatgjatë apo afatshkurtër. Të gjithë vëzhguesit afatgjatë kanë përmendur dhe lëvduar marrëdhëniet shumë të mira me Drejtoritë Rajonale të Policisë. Mesa duket trajnimet e kryera për zgjedhjet nga ana e policisë në lidhje me detyrat e tyre kanë qenë pjesë domethënëse e suksesit tuaj”, thuhet në letrën e Belagyi.

a.y/NOA

KOMENTE