English

Sekuestrohet 26.5 kg marijuanë, policia vë në pranga 6 persona

Tiranë, 26 maj 2011, NOA- Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë, pas një operacioni të organizuar nga Policia e Shtetit u ëshët gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Pas një hetimi prej disa muajsh u bë e mundur sekuestrimi i 26.5 kilogramë lëndë narkotike pas arrestimit të gjashtë personave të cilët u kapën në flagrancë në banesën e shtetasit Ilirjan Feçi, në lagjen Nr.2 Kavajë në sajë të një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat e policisë.

Të ndaluarit janë identifikuar si: Ilirjan Feçi, 36 vjeç, lindur e banues në Kavajë, Albert Mahmutaj, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Gëzim Vasi, 21 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Lorenc Vasi, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Refie Iliazi, 48 vjeç, banuese në Durrës dhe S.H, 16 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër.

Pas kontrollit në banesë ku dhe u gjet lënda narkotike, u mësua se sasia e drogës së sekuestruar ishte e llojit marijuanë dhe kishte ardhur nga Lazarati me destinacion shitjen e saj në tregun ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga policia, bëjnë të ditur se në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan, 26.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, dy automjete të tipeve Audi A3 dhe BMW, një pistoletë me silenciator dhe një sasi fishekësh, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Refie Iliazi si dhe një sasi eurosh.

Gjashtë të ndaluarit pritet të përballen me drejtësinë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” ndërsa ndaj shtetases Refie Iliazi për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

a.y/NOA

KOMENTE