Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muri i lartë 16 m, si e shpëtoi një qytet të tërë nga tsunami
English

Muri i lartë 16 m, si e shpëtoi një qytet të tërë nga tsunami

Fuda,28 maj, NOA - Fuda është një qytet i vogël me mbi 3.000 banorë në bregdetin verilindor të Japonisë.

Më 11 mars, ai doli pothuajse pa dëme nga fatkeqësia e tsunamit, që goditi Japoninë pas një tërmeti të fuqishëm.

Mrekullisht, atje nuk ka pasur asnjë vdekje ose dëmtim. E kjo, falë kryesisht murit të ndërtuar nga ish-kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Vamura Kotaku, në vitet shtatëdhjetë, e krijoi si një mur gjigand për ta mbrojtur këtë qytet.

Në fillim, të gjithë talleshin me këtë mur, duke e cilësuar si një “pengesë 16 metra e lartë” dhe atëherë, politikani që e ndërtoi atë, u dënua nga opinioni.

Por sot, politikani i vdekur dhe dikur i kritikuar, është njohur si një hero në vendin e tij. "Mbeturina të parave publike, një shëmti, punë pamend dhe disproporcionale", u akuzua ai atëherë nga japonezët.

Mollë sherri ishte në fakt ndërtimi i propozuar i një muri 16 metra në periferi për të mbrojtur qytetin nga valët e një tsunami.

E pikërisht në këtë mur, sot vendosen tufa me lule, në nderim të atij që e ndërtoi, pasi shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, ish-kryebashkiakut Vamura Kotaku.

Kryetari i tanishëm i bashkisë, Hiroshi Fukavatari, është i kënaqur me punën e bërë nga paraardhësi i tij, pasi sipas tij, ai provoi efektivitetin e nismave qytetare.

n.e/NOA

KOMENTE