Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 19-vjeçari, plagosi një person me thikë
English

Arrestohet 19-vjeçari, plagosi një person me thikë

Shkodër, 29 maj, NOA – Policia e Shkodrës ka arrestuar një 19-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një person gjatë një sherri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Grudë e Re në rrethin e Shkodrës. Personi i arrestuar është Eduard Ksolla.

19 vjeçari ka plagosur me thikë dje rreth orës 18.40, 26-vjeçarin A. Babnaj. Incidenti ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta që kanë pasur dy të rinjtë. Pas sinjalizimit për plagosjen, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e Ksollës. Ndërkohë, i riu i plagosur është dërguar menjëherë në spital. Pas mjekimeve të para, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pas arrestimit, ndaj 19-vjeçarit Eduard Ksolla ka nisur procedimi penal. Ai akuzohet për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje”.

a.k/NOA

KOMENTE