English

Amy Whinehouse sërish në rehabilitim

SHBA, 30 Maj NOA - Pija e fundit për “vajzën e keqe” Amy Winehouse dhe kjo para se të futej përsëri në qendrën e rehabilitimit.

Ylli i “Back to black” është futur në një kioskë në veri të Londrës ku ka blerë një “shots” të fundit vodka, të cilin e ktheu me një frymë.

Pak momente më parë kishte bërë një nga veprimet e saj të zakonshme, ishte futur në një parukeri dhe ka përdorur banjën për të vjellë.

Dhe bazuar në atë çka shkruan The Sun, gjithçka ka ndodhur momentet para se të shkonte në qendrën e rehabilitimit.

Një dëshmitar i pranishëm në “Meadway Food and Wine” në Southgate, në veri të Londrës ka komentuar: “Ishte çmendur tërësisht, vetëm bënte rrëmujë dhe zhurmë. Jam shokuar në momentin që bleu vodkën dhe akoma më shumë me shpejtinë që e kthehu gotën”.

r.b/NOA

KOMENTE