Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi si Ser Aleks Ferguson që u ankua jashtë kohe
English

Ruçi si Ser Aleks Ferguson që u ankua jashtë kohe

...Para dy netësh Ser Aleks Ferguson iu drejtua Platinisë se ku i kam ato penalltitë e munguara dhe Platini iu përgjigj se jashtë kohe nuk ka ankesa, ndaj përpiqu radhës tjetër që Manchester United të rivendosë nderin e humbur, në atë ndeshje të cilën e fitoi Barcelona, e cila i dha Evropës një nga ndeshjet më të bukura në historinë e saj. Mirëpo Ser Aleks merr vesh, ndërsa Gramozi nuk merr vesh gjë. Ai thotë jo, nuk ka afate....

Sali Berisha

Së pari dëshiroj t’ju përshëndes shumë përzemërsisht ju dhe mbarë qytetarët shqiptarë. Kam kënaqësinë t’ju pohoj juve, t’ju njoftoj juve dhe mbarë shqiptarët , se qeveria po përgatit në përputhje me programin e saj paketën e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Rritja e rrogave dhe pensioneve ka qenë shtylla më kryesore e qeverisjes së kësaj mazhorance, që nga ardhja e saj në pushtet në vitin 2005 dhe do të vazhdojë të mbetet drejtim themelorë i punës së saj, për sa kohë shqiptarët ta votojnë. Rritja e rrogave dhe pensioneve, vendimet ekonomike, përbëjnë shtyllë kryesore të programit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, përbën njëkohësisht faqen e njerëzishme, fytyrën njerëzore të sistemit që ne ndërtojmë.

Dua të kujtoj këtu se në vitin 2005, ne gjetëm një sistem rrogash dhe pensionesh, ndër më të pa përshtatshmit për qytetarët shqiptarë. Gjetëm pensionet e fshatit në mesataren e tyre me 34 mijë lek të vjetra , pra rreth 34 dollarë. Gjetëm pensionet minimale të qytetit në 65 dollarë, gjetëm rrogat e ulta tek rreth 110 dollarë, gjetëm rrogën mesatare me 220 dollarë, gjetëm rrogat ,më të lartë 11 deri në 13 herë më të larta se rroga mesatare.

Pra gjetëm një sistem pagash, i cili ishte ndërtuar fund e krye mbi filozofinë e bllokut. Ku më kryesorët paguheshin 25 fishin apo 30 fishin e punëtorit të thjeshtë që merrte gjithsej 5 dollarë në muaj. Ne me seriozitetin më të madh vendosëm të ndryshojmë këtë sistem dhe ne shpallëm disa nga objektivat më ambicioze në historinë e këtij vendi, për sa u përket rritjes së pensioneve dhe rrogave.

Ne shpallëm se nëse shqiptarët do të na votonin ne, në mandatin tonë të parë 4 vjeçar, ne do të dyfishonin rrogat e mësuesve, do të dyfishonim rrogat e infermierëve, do të dyfishonim rrogat e mjekëve, do të dyfishonim pensionet në fshat, do të dyfishonim pensionet e ulta në qytete, pra ne morëm angazhime të pa precedent në historinë e një vendi për tu përmbushur gjatë një mandati 4 vjeçar. Ju jeni dëshmitarë, se ne këto premtime me përkushtim, me vendosmëri, me sakrificë i mbajtëm një për një dhe madje i tejkaluam.

Në harkun kohor të qeverisjes së mandatit të parë çdo fermer që merrte një pension prej 34 mijë lekësh, firmosin në fund të atij mandati për një pension mbi 72 mijë lek. Në harkun kohor 4 vjeçar të mandatit të parë çdo arsimtarë, çdo mësues që shpërblehej me 220 mijë lek në muaj, në fund të këtij mandati ka firmosur për dyfishin dhe mbi dyfishin e tij.

Çdo infermier që shpërblehej me 150 mijë lek në muaj, në fund të mandatit ka marrë së paku mbi 320 mijë lekë në muaj, çdo mjek që kishte një pagë simbolike ka firmosur për mbi dyfishimin. Ne ia dolëm që me këtë politike humane, sociale, e cila ndikonte direkt në xhepat, në kontot bankare, në llogarinë familjare të 800 mijë familjeve shqiptare, ia dolëm që rrogën mesatare në Shqiptari nga 225 mijë lekë që ishte ta kalojmë vitin e kaluar në 520 mijë dhe kjo është një arritje e madhe për vendin. Kjo është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme.

Shqipëria vend i zhvilluar është për tu ndërtuar në çdo familje shqiptarë, është për tu ndërtuar në çdo qoshe, skaj, rrugë, rrugicë, qytet, fshat të këtij vendi. Ndaj dhe politika jonë është politikë, e cila përfaqëson në radhë të parë njeriun, qytetarin. Kritika ka pasur për këtë politike, ka pasur kritika, do të theksoja se një pjesë, buronin nga ndrojtja e pasojave të kësaj politike, por ato faktuan se ishin jo të sakta, sepse kjo politikë nuk shkaktoi inflacion, sepse kjo politikë nuk shkaktoi rritje të borxhit.

Kur jeni ulur në vitin 2005 pas zgjedhjeve në këto karrige, Shqipëria që trashëguam kishte një borxh prej 72%, sot Shqipëria ka një borxh prej 59% dhe këtë borxh e kemi pasi janë ndërtuar 8 mijë kilometra rrugë. Pasi kemi mbi dyfishuar rrogën mesatare të punonjësve në Shqipëri dhe pensionet. Pasi kemi ndërtuar qindra e qindra ujësjellësa. Kemi bërë sot që 98% e qytetarëve Shqiptarë te kenë akses në ujin e pijshëm. Pasi kemi ndërtuar dhe rindërtuar më shumë se 1200 shkolla.

Pra modeli ynë funksionoi. Modeli ynë i qëndroi krizës. Modeli ynë është model suksesi, opozita u përpoq me të gjitha format që të bllokonte rritjen e rrogave dhe pensioneve. Nuk mund të më fshihen nga kujtesa ndonjëherë deklaratat, të cilat e cilësonin atë si vepër kriminale në një kohë kur ajo ishte vepra më njerëzore që mund të bëjë ndaj atyre 800 mijë familjeve, punonjës në radhë të parë në administratë, të cilët janë promotorë, janë vektorë, janë faktor në realizimin e të gjithë këtyre reformave që bënë të mundur këtë performancën ekonomike, por dhe ndaj gjysmë milioni pensionistë gra dhe burra të moshuar të këtij vendi, që kanë shkrirë të gjitha energjitë e tyre në një sistem barbar, nga i cili dolëm me një apo dy këmisha dhe një palë rroba doku si gardërobë, pra ata meritojnë shumë më tepër, ndaj dhe unë kam shumë kënaqësi, që këtë vit sërish ne për vitin e tretë me radhë jemi ndër vendet e pakta në Europë dhe në Botë. që rrisim në mënyrë të ndjeshme rrogat dhe pensionet. Unë besoj shumë se investimi tek burimet njerëzore është dhe mbetet investimi më i rëndësishëm që një vend dhe një komb mund të bëjë, dhe ne po e bëjmë këtë .

Në drejtimin e tretë themelorë në të cilin ne po ecim është arsimi. Çdo njëri që mëson se në këtë vend mbi 91% e atyre që mbarojnë klasat e nënta ndjekin shkollën e mesme dhe mbi 70% e atyre që mbarojnë shkollat e mesme ndjekin universitetin , e konsiderojmë ketë si një nga përpjekjet më të suksesshme për një sistem arsimorë, promotorë i rëndësishëm i zhvillimit të vendit.

Të gjitha këto kanë një synim, Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017. Ndaj dhe desha t’ju informoj se për këtë muaj aktiviteti më i rëndësishëm i qeverisë dhe veprimtarisë tuaj është rritja e rrogave dhe pensioneve. Natyrisht do të behët kjo duke kontrolluar me lupë të gjitha shpenzimet e tjera . Nuk do të pranojmë që të rritet qoftë dhe një qindarkë borxhi publik, që ne qëndrojmë në shifrën e borxhit që jemi zotuar.

Ky është interesi më i mirë i vendit . Ne marrim këtë politikë si jetike për vendin, në këto zgjedhje votuan më shumë se kurrë shqiptarë në 15 vitet e fundit dhe unë ju them ju se krahas karakterit të lirë dhe të ndershëm , kjo është arritje tjetër më e madhe e Shqipërisë.

Këto zgjedhje faktuan se Shqipëria po mbushet, nuk po zbrazen , nuk po rrjedh, se në këtë vend ka optimizëm, se në këtë vend ka besim , se shqiptarët ëndrrën e tyre kanë vendosur ta ndërtojnë në vendin e tyre dhe kjo është një energji e madhe e jashtëzakonshme për të shtyrë vendin përpara, por duke mbajtur, rigoroz investimin tek njeriu, natyrisht buxheti do të ri formatohet në përputhje me treguesit kryesore makro ekonomik dhe më i rëndësishmi është vendimi i prerë i juaji dhe i yni, i të gjithëve sëbashku, që e keni votuar në parlament, borxhi nuk do të mund të rritet do të mbetet në shifrat e caktuara dhe do të mbahet në këto shifra gjer në vitin 2013. Kurse viti 2013-2017, do të jetë viti i uljes së ndjeshme i borxhit publik të Shqipërisë, sepse kështu e kërkojnë rregullat.

Në qoftë se në këtë mandat parashikimi ynë ishte të mos lejojmë rritjen e tij, ta frenojmë aty ku është, në mandatin tjetër borxhi merr dishezën, merr rënien e ndjeshme, natyrisht pa prekur rritjen e rrogave dhe pensioneve.

U bë gara e katër elektorale me radhë që fiton mazhoranca. Kjo është e vërtet, në 2005, 2007, 2009 dhe tani fitorja plebishitare e vitit 2011, fitore e cila është e tëra vlerësim i madh për reformat që kemi bërë, për premtimet që kemi mbajtur, për vizionin që kemi paraqitur, ndaj edhe nuk mund të ketë asnjë devijim nga kjo platformë, që është edhe platforma e besimit më të madh të shqiptarëve. Shpesh herë, edhe në fushata të tjera, unë kisha bërë fjalë se po i rikthehemi 92-shit, por 92-shi u kthye në vitin 2011, duke votuar koalicionin tonë 17 për qind më shumë sesa koalicionin “fajin e ka Saliu”.

Dua t’ju sqaroj dy fjalë.

Lidhur me vendimin e PD-së për të kërkuar numërimin e çdo vote të kontestuar për Tirane. Përse u mor ky vendim? Ky vendim është jetik dhe unë ju garantoj se ne nuk kemi asnjë ide të qartë se në këto vota të kundërshtuar cili kandidat mund të përfitojë më shumë. Por për ne preokupimi është i madh që të përfitojë Shqipëria dhe sistemi i saj zgjedhor. Përse ne kërkuam rivlerësimin e votave të kontestuara?

Sistemi ynë aktual zgjedhor ka si shtyllë të parë dhe të fundit dhe kryesore të sigurisë, të drejtën e kundërshtimit. Ky sistem, në dallim nga sistemi i mëparshëm, që në çdo rast të rezultatit të ngushtë, autorizonte rinumërimin automatik, ky e përjashton këtë. Ky nuk lejon të prekësh asnjë votë me të cilën, komisioner a vëzhgues në qendrën e numërimit kanë qenë të gjithë dakord. Mbi ato nuk ka gjykatës, nuk ka KQZ dhe ato nuk preken, sepse aty është unanimitet i plotë. Por sistemi bazohet në të drejtën e çdo komisioneri, çdo vëzhguesi të cilësdo force politike, që vetëm duke ngritur dorën, të vendosë veton për çdo fletë votimi që atij i duket se nuk është ashtu siç thonë të tjerët, për çdo kuti votimi, për çdo mbledhje e zbritje të rezultateve që bëhen, shumim të rezultateve në qendër të votimit. Ky është një rregull i artë, ky është një rregull që e bën sistemin tonë sistemin më të drejtë, ky është një rregull me të cilin komisionerët, vëzhguesit kanë treguar përgjegjësinë më të lartë. Imagjinoni që në 252 mijë fletë votimi të numëruara në qytetin e Tiranës, nuk janë as 300-400 vota të kontestuara që duhet të rivlerësohen.

Të gjitha të tjerat pa përjashtim janë të miratuara me unanimitet. Pra, për ta qartësuar, në procesin e numërimit ka tre produkte; vota të vlefshme janë ato të cilat kanë marrë votën e të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve, vota të pavlefshme janë vetëm ato për të cilat janë votuar si të tilla nga të gjithë komisionerët e vëzhguesit dhe kategoria e tretë janë votat e kundërshtuara, të cilat kanë fituar të drejtën e qytetarisë për t’u rishqyrtuar, për t’u vlerësuar dhe rilexuar në të gjitha instancat e shqyrtimit të ankesave të sistemit zgjedhor nga KZAZ, tek KQZ e tek Gjykata e Apelit.

Përse ne vendosëm të bëhet rivlerësimi i votave të kundërshtuara? Për të mbrojtur sistemin. Në qoftë se kjo injorohet, atëherë ai ose ajo komisonere, ai ose ajo vëzhguese në qendrën e numërimit nesër, do druhej, do hezitonte të ushtronte të drejtën e votës, pasi do konstatonte se nuk u përfill nga politike. Ndaj dhe ne vendosëm, ndonëse zoti Basha është me 81 vota para, ndonëse në Tiranë ne kemi fituar këshillin bashkiak, kemi fituar 7 minibashki, kemi fituar këshillat e minibashkive, vendosëm, për hir të integritetit të këtij sistemi, të respektit të atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, komisionerë apo vëzhgues të PD a të PS atë forcave të tjera politike që në tryezë tek numëronin, ngritën dorën për të kundërshtuar një dokument, t’u japim një mesazh të qartë atyre se qëndrimi i tyre nuk shpërfillet, qëndrimi i tyre nuk shkelmohet, por ai do ketë vlerësimin e plotë në përputhje me ligjet e vendit.

Ne i kemi lejuar vetes vetëm një përjashtim dhe ky përjashtim ka qenë në fletët të cilat janë gjetur me kundra fletë në kutitë e votimit. Me shumë të drejtë komisionerët e vëzhguesit te të dy anëve i kanë quajtur ato të kontestuara. Por, po të kemi parasysh një element, në rastin e Tiranës, në qoftë se ne do të merreshim edhe me këto vota , kandidati tjetër i Tiranës nuk do ishte më me minus 81 vota por do ishte me minus 300-400 vota. Po ku ishte morali këtu? Në të gjitha këto vota, dua t’ju garantoj se qytetarët e Tiranës kishin shprehur qartë vullnetin tyre se për cilin kishin votuar. Pra nuk kishin të bënin më me kundërshtarin, por kishin të bënin me qëllimin e shprehur qartë nga qytetari i Tiranës për preferencën e tij. Atëherë, ne që u shprehëm për të numëruar çdo votë dhe e realizuam këtë në mënyrën më të vendosur, ne nuk mund kurrë t’u thoshim këtyre qytetarëve, se për gabimet e komisionerit që ka vendosur fletën dhe kundra fletën në kuti, vota jote nuk vlen.

Morali ynë nuk na çonte deri aty, ndaj dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj. Unë e di se ka mbështetës, simpatizantë tanët, që do të kishin dashur që ne t’i kishim përfshirë edhe këto vota në votat e kontestuara.

Unë kërkoj mirëkuptimin e plotë të tyre sepse ne nuk e bëmë këtë lëshim për zotin Edi Rama. Jo. Ne mbajtëm këtë qëndrim në respekt të atyre mbi 1 mijë e ca qytetarë të Tiranës të cilët kishin votuar në qendrën e votimit të caktuar nga KQZ, me një komision të miratuar nga forcat politike dhe KQZ, në katër kutitë e votimit, në të njëjtën ditë, në të njëjtën minutë, por që në dëm të tyre, komisioneri i pakujdesshëm kishte vendosur në kuti fletën dhe kundrafletën.

Ne nuk gjenim dot moral në këtë pikë. Gjithnjë në një betejë nuk duhet të shohësh kurrë të marrësh modelin se çfarë bën kundërshtari. Përkundrazi, në çdo rast duhet të përpiqesh të tregohesh më eprore në besimin e vlerave.

Por çfarë ndodhi këto dy ditë? Ju e patë vet, zoti Rama i cili kishte 144 orë afat për të paraqitur, në qoftë se donte 155 ankesa. Por ai dorëzoi vetëm 2 ankesa dhe ato natyrisht i ka me ato vota që ai i quan klandestine, - që po të kishte skafe do të shkonte t’i hidhte në mes të detit, por nuk ka se kemi bërë Moratoriumin - dhe jo me votat e qytetarëve që i ka qeverisur 11 vjet, të hedhura të pastra si kristal, të qarta si rrezja e diellit, të të gjitha kategorive, përfshi dhe nivelet më të larta. Pra, pasi paditi këto vota, nuk bëri asnjë padi tjetër. Pardje ai nxori avokatin e tij të ri Gramoz Ruci, i cili tha se ka mospërputhje në tabela, etj etj. Por kush të pengoi ty o zotëri që, në 144 orë, ti mund të kishe paditur të paktën 2000 kuti votimi dhe tabelat e tyre? Por nuk e bëre, por e bëre pasi u mbyllën të gjitha afatet ankimore.

Para dy netësh Ser Aleks Ferguson iu drejtua Platinisë se ku i kam ato penalltitë e munguara dhe Platini iu përgjigj se jashtë kohe nuk ka ankesa, ndaj përpiqu radhës tjetër që Manchester United të rivendosë nderin e humbur, në atë ndeshje të cilën e fitoi Barcelona, e cila i dha Evropës një nga ndeshjet më të bukura në historinë e saj. Mirëpo Ser Aleks merr vesh, ndërsa Gramozi nuk merr vesh gjë. Ai thotë jo, nuk ka afate. Sidoqoftë ata këtë gjë e kanë betejë të brendshme me komisionerët e vet, sepse tani e tutje shqiptarët duhet të jenë të përgatitur të dëgjojnë akuza nga më të ndryshme për komisonerët socialistë se si ata i bënë gjëmën kryetarit të tyre, duke qenë njerëz që kanë punuar me korrektesën më të madhe.

Desha vetëm t’ju sqaroja për këtë çështjen e votave të kontestuara. Qëndrimin tonë do ta shpjegoni kudo. Ne kemi vendosur që çdo votë e kontestuar të rivlerësohet ashtu siç thotë ligji shqiptar dhe kjo është absolutisht e domosdoshme për funksionimin e këtij sistemi. Cilido që të jetë rezultati që del nga rivlerësimi i tyre, është i mirëpritur. Asnjë ide nuk kemi. Ne jemi themeluesit e partisë së votës së lirë ne duhet të qëndrojmë pas çdo vote.

*Fjala e kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor të Partisë Demokratike

KOMENTE