English

Haxhinasto: Shqipëria, një vend pa mina

Kukës, 31 maj 2011 NOA- Shqipëria renditet vendi i parë në botë ku nuk përdoren minat anti-personel. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar mbi "Forcimin e Bashkëpunimit dhe Asistencës ndaj Viktimave të Minave", ku ishin të pranishëm përfaqësues nga rreth 40 vende anëtare të Konventës dhe të shoqërisë civile. Në fjalën e tij Haxhinasto tha se sot koordinohen të gjithë përpjekjet ndërkombëtare për t'i shërbyer viktimave të minave, pasi ata kryesisht janë të dëmtuar pas konflikteve dhe vuajnë pasojat e tyre. Ministri Haxhinasto siguroi se riaftësimi shëndetësor dhe ri-përfshirja në jetën ekonomike-sociale të këtyre të dëmtuarëve dhe familjeve të viktimave, mbetet një përparësi për qeverinë shqiptare. Simpoziumi filloi një ditë më parë me vizitën në spitalin rajonal të Kukësit, për të parë asistencën ndaj të dëmtuarve nga minat, të ofruar nga Qeveria Shqiptare në përputhje me Planin kombëtar të Veprimit. Ky simpozium organizohet nga Presidenca Shqiptare e takimit të 10 të shteteve palë të Konventës për Minat Anti-personel, në bashkëpunim me Njësinë e Zbatimit të Konventës. a.q/NOA

KOMENTE