English

Me dokumente të rreme, merr kredi 200 mijë euro

Ohër, 31 maj 2011, NOA- Me anë të dokumenteve të rreme një qytetar i Ohrit ka arritur që të tërheq nga banka kredi prej rreth 200 mijë euro.

Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër njoftoi se ka ngritur kallëzim penal kundër një 55 vjeçari me inicialet D.R, drejtor i kooperativës banesore "Shtëpia jonë", për vepër penale "keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave".

I akuzuari gjatë vitit 1985 së bashku me 22 persona të tjerë fizik kanë themeluar kooperativën banesore "Shtëpia Jonë", me këtë rast nga ana e komunës i ishte mundësuar e drejta e shfrytëzimit të tokës ndërtimore dhe dhënia e lejes për ndërtimin e një objekti administrativ, ndërsa më pas toka e njëjtë ishte privatizuar nga ata.

Pas kësaj, 55 vjeçari dhe katër persona të tjerë në vitin 2005, pa miratimin e 22 bashkëpronarëve të tjerë kanë themeluar kooperativë të re me emrin e njëjtë "Shtëpia Jonë".

Ai pronën e ish-kooperativës menjëherë e ka vendosur në hipotekë për të tërhequr një kredi prej 200 mijë eurove, si mjete investimi për të ndërtuar banesën e re.

Në këtë mënyrë pa lejen e bashkëpronarëve të tjerë, ai ka marrë kredinë dhe në këtë mënyrë ka kryer keqpërdorime dhe shkelje ligjore.

(INA)/NOA

KOMENTE