Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 1 qershor 2011
English

Parashikimi i motit për 1 qershor 2011

Tiranë, 31 maj, NOA - Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë ditës së nesërme do të mbetet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në zonat e ulta dhe bregdetare do të dominojnë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa në zonat malore, përgjatë kufirit lindor do të ketë vranësira dhe shira me intensitet të ulet. Gjatë orëve të mesditës, i gjithë territori shqiptar do të jetë me diell.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat Lindore si Kukës, Peshkopi, Pogradec, Korçë, Ersekë e Bilisht. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga kthjellime, por vranësirat do të jenë të pranishme. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin tjetër.

Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në vlerta e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h dhe drejtim Jugperendimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese. Më problematike nga shirat me intensitet të lartë, situata do të jetë në Alpe, Europën veriperendimore si edhe një pjesë e qendrës së kontinentit. Gjithashtu me temperatura të larta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu do të jenë pellgu i Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit. Në zonën e Alpeve, problematike do të jenë edhe stuhitë e forta të erës. Ndërsa Europa jugperendimore, dhe europa lindore do të dominohen nga motit i kthjellet dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Sipas parashikimit të MeteoAlb Ballkani Perëndimor alarmon për rrebeshe shiu dhe temperatura të larta. Në Gjermani rrezikojnë reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh, ndërsa Norvegjia alarmon stuhi të forta ere dhe shira intensivë.

a.k/NOA

KOMENTE