Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 Qershori, Sequi: Fëmijët e ardhmja e Shqipërisë, Mediu: Na dhatë mësim
English

1 Qershori, Sequi: Fëmijët e ardhmja e Shqipërisë, Mediu: Na dhatë mësim

Tiranë, 1 qershor 2011, NOA – Fëmijët janë lajtmotivi i 1 Qershorit në mbarë botën, një ditë e veçantë që i kushtohet të drejtave dhe ardhmërisë së tyre, por edhe përgjegjësisë së prindërve dhe shtetit për më shumë përkushtim dhe vëmendje ndaj shqetësimeve të tyre të përditshme.

Pikërisht në këtë ditë shënuar për fëmijët, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka zgjedhur t’i bashkohet një aktiviteti të nxënësve të Shkollës së Kuqe në Tiranë, të cilët kanë paraqitur punimet e tyre në një ekspozitë kushtuar 1 qershorit.

Pasi ka parë nga afër pikturat e ekspozuara, ku mbizotërojnë peizazhet e ëndërruara nga fëmijët, peizazhet me parqe, apo edhe tema që flasin për dëshirat fëminore, ambasadori i BE-së u shpreh se fëmijët janë e ardhmja e Shqipërisë.

Ai i inkurajoi të gjithë politikanët, e të gjithë qytetarët shqiptarë të kujdesen për mjedisin, si një fakt kyç për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe mirërritjen e tyre.

Duke falenderuar për ftesën në këtë aktivitet, ambasadori Sequi tha se : “Ju jeni tashmë europianë. Të gjitha pikturat tuaja dhe ceremonia e sotme është një provë e kësaj”.

Sequi falenderoi edhe mësuesit dhe fëmijët e shkollës, duke evidentuar se “Taksapaguesit europianë janë duke kontribuar mjaft mirë për të gjitha aktivitetet e fëmijëve shqiptarë. Dhe në veçanti Komuniteti evropian ka dhënë 2.2 milionë euro për të ndihmuar agjencinë e mjedisit”, tha ai.

Më tej e përshëndeti aktivitetin edhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, i cili falenderoi BE-në, i cili deklaroi se fëmijët i kanë dhënë një mësim shoqërisë duke kërkuar një mjedis të pastër e të gjelbërt.

Sipas Mediut, pikturat e fëmijëve kërkojnë një përgjegjshmëri më të madhe nga shteti për ruajtjen e mjedisit nga ndotja, e nga ndërtimet pa kriter.

“Shikoj që kërkoni më shumë hapësira të gjelbërta, të shëtisni me biçikleta. Janë shqetësime reale që i gjen kudo. Ne nuk do të lejojmë që dëshira për përfitim të shkelë normat e mjedisit. Ndotja në qytetin tonë është evidente”, tha Mediu duke premtuar më shumë përgjegjshmëri për ruajtjen e mjedisit si dhe mirëmbajtjen dhe vlerësimin e bukurive natyrore shqiptare.

mit/NOA

KOMENTE