Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish të përndjekurit, replika mes presidentit dhe kryetares së kuvendit
English

Ish të përndjekurit, replika mes presidentit dhe kryetares së kuvendit

Tiranë, 1 Qershor 2011, NOA- Dhënia e dekorimeve nga ana e presidentit për ish të përndjekurit politikë ka shërbyer si objekt replike mes kreut të shtetit dhe kryetares së kuvendit. Duke vizituar institutin e të përndjekurve politikë në Tiranë, ku janë nderuar dy viktimat e ish-diktaturës komuniste Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së kuvendit se ata që dekorojnë vrasësit e martirëve të demokracisë janë më shumë se hipokritë. “Kujtoja që nuk është momenti për të luajtur një melodi të vjetër. Ata të cilët janë kanë në dorë vendimarrje politike të rekuperojnë sado pak dëmet që janë shkaktuar këtyre familjeve pasi duhet të përfundojë kompesimi i këtyre familjeve. Çdo adresim për element të tillë që unë nuk e di se kujt i drejtohen se nëse i drejtohen dikujt them që presidenca nuk bën dekorime me iniciativa personale dhe se ato vijnë të propozuara nga institucionet” theksoi Topi .Gjatë paradites kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se ata, të cilët kanë një pozicion të caktuar, nuk duhet të dekorojnë ata që kanë pushkatuar. “Ftojmë këdo që ka një pozicion të caktuar dhe për t`i thënë që të mos guxoni të dekoroni ata që kanë pushkatuar. Ata që dekorojnë vrasësit e këtyre djemve të rinj janë më shumë se hipokritë” theksoi Topalli. Edhe kryeministri Sali Berisha shprehu nderimin dhe përuljen para martirëve të demokracisë që u ekzekutuan nga regjimi barbar për fjalën e lirë dhe besimin te Zoti. “Duhet ta dini se kur ata kanë votuar janë paraqitur para kutisë së barbarisë dhe kutisë së armikut”, tha kryeministri.Ai nënvizoi se ata ekzekutoheshin për votën e tyre të hedhur jo në kutinë e duhur. Sipas kryeministrit demokracia është respekti i votës ndryshe.

a.q/NOA

KOMENTE