Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turizmi, qeveria heq taksat në zonat malore
English

Turizmi, qeveria heq taksat në zonat malore

Tiranë, 1 qershor 2011 NOA- Zonat malore në të cilat mungojnë investimet për turizmin do të përjashtohen nga taksat për të paktën 7-8 vitet e ardhshëm. Ne mbledhjen e rradhës së qeverisë kryeministri Berisha nënvizoi nevojën e një strategjie të qartë për shfrytëzimin e zhvillimin e potencialeve të mëdha të zonave malore, si dhe për nxitjen e biznesit social. Duke prezantuar vendimin për miratimin e statutit të shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, Kryeministri tha se strategjia duhet të synojë së pari, ndërtimin e infrastrukturës nga Çajupi në Vermosh. Sikundër konsideroi si një masë të domosdoshme miratimin së shpejti, në kuadrin e Komitetit Ndërministror për Turizmin, të paketës që i përjashton nga çdo lloj takse, për 7-8 vjet, në zonat malore, ku nuk ka investime.Kryeministri Berisha vlerësoi zhvillimin e sistemit të mikrokreditit që do t’i adresohet kryesisht zonave më të varfra dhe grave, për të zhvillimin e të cilit qeveria shqiptare do të bashkëpunojë me nobelistin në këtë fushë, Muhammad Yunus. Veçanërisht ndihmues ky sistem do të jetë për projektin kombëtar të ullirit dhe arrorëve, tha Kryeministri.

“Të mos harrojmë se vetëm 22 përqind e këtij vendi është ultësirë bregdetare e fushë. I tërë është zonë kodrinore dhe malore. Kodrat e malet e bëjnë Shqipërinë një vend me lartësi dy herë më të madhe, se mesatarja e Europës, një vend me lartësi me lartësi rreth 708 metër dhe kjo, jo se Shqipëria ka majat më të larta, por i ka të panumërta. Por Shqipëria nuk mund të jetë një vend i zhvilluar, në rast se ajo nuk zhvillohet në çdo skaj të saj, në çdo komunë, fshat, zonë e kudo”, ka deklaruar kryeministri Berisha.

“Nga ana tjeter,- ka vijuar kryeministri - duhet të nxisim me të gjitha mundësitë tona investimet vendase e të huaja në këto zona. Imagjinoni Alpet e Shqipërisë, me masivin e madh që kanë, përveç Thethit e Valbonës, këto bukuri mahnitëse natyrore, nuk kanë as edhe një ndërtim turistik”Në mbledhjen e rradhës, javën e ardhshme, Këshilli i Ministrave pritet te diskutojë për rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe për shkurtimin e ndjeshëm të shpenzimeve.

a.q/NOA

KOMENTE