English

Afron martesa për Jolie dhe Brad Pitt.

Kalifornia, 2 Qershor NOA - Një temë e cila flitet prej shumë kohësh në mediat amerikane dhe kjo sidomos pas deklaratave të fundit të Pitt të lëshuara për revistën “Usa weekend”.

“Fëmijët kërkojnë martesën. Për ata diçka e tillë ka një sinjifikim madhor dhe në lidhje me këtë fakt ne duhet të tregohemi tepër të arsyeshëm”, - këto ishin fjalët e aktorit.

Brad Pitt, 47 vjeç dhe Angelina Jolie, 36 kanë gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve i kanë adoptuar.

Më i madhi në moshë është Maddox Chivan, që është nëntë vjeç dhe binjakët Knox Le’on dhe Vivienne Marcheline më të vegjlit, pothuajse tre.

Në rast martese për Angelina Jolie do të ishte hera e tretë, ndërsa për Brad Pitt e dyta.

r.b/NOA

KOMENTE