Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E.Coli, OBSH: Bakterie e re, nuk është parë kurrë
English

E.Coli, OBSH: Bakterie e re, nuk është parë kurrë

Gjermani, 2 qershor 2011 NOA- Lloji i bakteries E.Coli, përgjegjëse për shpërthimin vdekjeprurës në Evropë është një bakterie e re, që nuk është parë kurrë më parë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se frekuencat gjenetike flasin për një formë mutante të dy bakterieve të ndryshme të E. colit, me gjene vdekjeprurëse. Ekspertja për sigurinë e ushqimit në OBSH, Hile Kruse, tha se “ky lloj unik nuk është izoluar kurrë më herët nga pacientët”.Sipas saj, lloji i ri ka “karakteristika që e bëjnë me të fortë dhe më toksinë-prodhues.Deri më tani nga lloji mutant i E. Coli-t kanë vdekur 17 persona në Gjermani, dhe janë sëmurë më shumë se 1500 të tjerë.

a.q/NOA

KOMENTE