English

Islami: Bojkoti I kuvendit nga opozita, I turpshëm

Tiranë, 2 qershor 2011 NOA – Deputeti I PS Kastriot Islami e ka cilësuar si të turpshëm vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë ne seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Në një prononcim për mediat, deputeti socialist tha se opozita ka një detyrim ndaj zgjedhësve për të qenë i pranishëm në debatin parlamentar.Islami ka pohuar se ka qenë gjithmonë kundër bojkotit parlamentar të opozitës por kësaj radhe po e kthen këtë qëndrim në veprim.

“Është e turpshme mungesa e opozitës në parlament, në kohën që gjithë faktori ndërkombëtar po vijon ti bëjë thirrje partive politike të ulen në parlament për të debatuar mbi zhvillimet politike”- ka deklaruar Islami, I cili u ka bërë thirrje kandidatëve në zgjedhjet e 8 majit të presin dhe të pranojnë me durim vendimin e kolegjit zgjedhor. Kastriot Islami dhe Andis Harasani jane dy deputetët e PS, të cilët nuk I janë bindur vendimit te grupit kuvendor socialist për të mos marrë pjesë ne punimet e Kuvendit të Shqipërisë.

a.q/NOA

KOMENTE