English

Krimi në Tiranë, 7 në pranga për trafik lëndësh narkotike, prostitucion dhe vjedhje.

Tiranë, 3 qershor 2011 NOA- Mbrëmja e së enjtes ka shënuar një numër të madh arrestimesh në Drejtorinë e policisë së qarkut të Tiranës. Sipas njoftimeve zyrtare, një 17 vjeçar ka përfunduar në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një sërë vjedhjesh në kryeqytet.17 vjeçari me inicialet S.M, lindur e banues në Tiranë si dhe 23 vjeçari Marlind Flamur Merja dyshohet se kanë vjedhur në rrugën “Don Bosko”, banesën e një shtetaseje ku kanë vjedhur shumën prej 50 000 lekësh. Në Rrugën e Dibrës dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetaseje, ku kanë vjedhur shumën e parave prej 30 000 lekësh.Ndërsa 3 ditë më parë ,pranë Kopështit Zoologjik kanë vjedhur banesën e një shtetasi, ku kanë vjedhur një playstation, disa televizor plazëm dhe një sërë telefonash celular tip “Nokia”.

Policia e Tiranës ka zbardhur edhe disa prej detajeve të vetvrasjes se ish kryetarit të komunës Vaqarr , Skënder Zyber Drita. Komunikata zyrtare bën të ditur se 51 vjeçari ka qëlluar veten me armë zjarri pistoletë tip “Makarov”, ndërsa po punohet për pistat e ngjarjes.

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëvë i kanë vënë prangat 3 personave, konkretisht: Amarildo Bujar Gega, 28 vjeç, banues në Tiranë, i punësuar punonjës policie private pranë një shoqërie, L.K, 17 vjeç, banues në Tiranë si edhe Premtim Hamdi Sula, 37 vjeç, banues në Selite Tiranë, te cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike.Uniformat blu të Tiranës kanë zbuluar mbrëmjen e djeshme edhe një qendër prostitucioni pranë rrugës së Elbasanit, duke arrestuar Bukuroshe Shyqyri Ahmetaj, 39 vjeç, lindur në Fier e banuese në Tiranë, e cila kishte në përdorim lokalin ku ushtrohej prostitucion si edhe Violeta Lazan Gurakuqi, 36 vjeç, lindur në Dibër e banuese ne Tiranë. Kjo e fundit, pas një hetimi disa mujor ka rezultuar se ka ushtruar prostuticion në ambjentet e lokalit në kryeqytet.

a.q/NOA

KOMENTE