Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 4 qershor 2011
English

Parashikimi i motit për 4 qershor 2011

Tiranë, 3 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, vendi ynë nesër do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominojë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa vranësira dhe shira do të ketë në zonat malore të Shqipërisë.

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë vendin duke e rrezikuar nga rrebeshe shiu ku herë pas here do të shoqërohen me rrufe. Në zonat bregdetare parashikohet një forcim i ndjeshëm i erës. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të ri-kthehen sërish në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 17 km/h dhe drejtim Jugperëndimor- Perëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të mbetet i ulët.

Europa

Nesër, Europa Jugperëndimore dhe zona e Alpeve do të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Ku problematike do të jenë stuhitë e forta të erës të cilat do të sjellin dallgëzim të lartë në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë në Pellgun e Mesdheut dhe Gadishullin e Ballkanit sidomos në pjesën e dytë të ditës ku vranësirat do të fuqizohen duke gjeneruar shira në formë rrebeshi të shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Ndërsa në Europën Veriperëndimore, në atë qendrore dhe në Europën Verilindore do të dominojnë kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon për shira me intensitet të lartë

- Portugalia, Spanja do të mbeten me shira intensive dhe dallgëzim në det

- Ballkani rrezikohet për shkarkesa rrufesh dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE