Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitën 45 mijë euro në firmën e ndërtimit, 2 në pranga
English

Grabitën 45 mijë euro në firmën e ndërtimit, 2 në pranga

Tiranë, 4 qershor 2011 NOA- Operacioni i koduar "Home" nga shërbimet e komisariatit të policisë nr. 3 në Tiranë, ka çuar në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e vjedhjes së kasafortës prej 45 mijë euro të zyrave të një firme ndërtimi në Tiranë, në pronësi të shtetasit me iniciale A.Q. Sipas komunikatës zyrtare të drejtorisë së policisë së qarkut të Tiranës, vjedhja ka ndodhur më datë 31 maj 2011, në rrugën "Ibrahim Dalliu", ku autorët kanë thyer xhamat në zyrat e firmës së ndërtimit dhe më pas e kanë marrë duke e transportuar kasafortën me një automjet tip benz. Pas hetimit është bërë e mundur indentifikimi dhe kapja e dy prej autorëve të kësaj vjedhje, të cilët janë shtetasit me iniciale M.C, 15 vjeç, banues në Tiranë, S.M, 14 vjeç, banues në Tiranë, dhe Marildo Mera, 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.Dyshohet se të rinjtë kanë realizuar vjedhjen e zyrave të ndërtimit, duke marrë dhe trasportuar më pas kasafortën më një automjet në pronësi të shtetasit Marildo Mera dhe pasi kanë vjedhur shumën e parave që ndodhej në kasafortë e kanë braktisur në afërsi të Babrrusë në Tiranë.

a.q/NOA

KOMENTE